Rama për çmimet e larta: E palogjikshme që të jetë 200-300 euro nata në hotelet e jugut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish cmimet e larta të hoteleve në jug të vendit duke thënë se vendosin 200-300 euro nata kur kanë cilësi shërbimesh. Këto çmime i cilëson tërësisht të palogjikshme.

“Do të nisë puna për inertet në bregun e Jonit. Do hapet një landfill që do të ndihmojë bashkitë e përfshira në zhvillimin intensiv për ndërtimin e hoteleve, të strukturave të mikpritjes që e kanë vënë në një sfidë goxha të madhe të gjithë qeverisjen vendore të zonës për shkak të volumeve të mëdha që krijohen. E domosdoshme është nxjerrja e një mësimi të rëndësishëm të gjithë bregut nga Vlora në Sarandë për çmimet. Nuk i vendosin bashkitë çmimet, por kanë në dorë të jenë proactive dhe të luajnë rol sa ndërveprues aq edhe nxitës, patjetër dhe influencues.

Në këtë rast është ekonomia që ndikohet nga marrëzia e vendosjes së çmimeve që e bëjnë shumë më të lehtë të shkosh në Greqi apo Turqi sesa të rrish në Dhërmi. Është i mrekullueshëm por jemi larg së garantuari cilësi shërbimesh. Hap një derë dhe kërcet 200-300 euro natën, është e palogjikshme”, tha Rama.

Të fundit

PD vazhdon avazin: Zgjedhjet në Shkodër të shpallen të pavlefshme

Partia Demokratike ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e...

“Dy deputetë të PS nuk do të jenë në parlament!”

Dy deputetë të Partisë Socialiste të qarkut të Durrësit nuk do të betohen në shtator. Deklarata e fortë u bë në studion e A2...

PD kërkon pavlefshmëri për Kukësin, KAS merr vendimin për votimin nga jashtë

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranoi dy nga pesë kërkesat e Partisë Demokratike gjatë shqyrtimit të ankimit të rezultatit zgjedhor për qarkun Kukës. Sipas vendimit,...

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, motoçikleta përplaset me shtyllën

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot. Sipas raportimeve, një motoçikletë ku udhëtonin një çift bashkëshortësh u...

Lajm fantastik: Vjosa në UNESCO, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Lumi Vjosa është pranë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës. Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e...

Lajme të tjera

Web TV