“Te ura Shijakut”/ Artan Lame: Qindra çertifikata të patërhequra, kjo është dhimbje koke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kadastra Shqiptare ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Facebook se Drejtoria e Kadastrës Durrës ka publikuar sot një listë me qindra çertifikata dhe shërbime kadastrale të kryera dhe të patërhequra nga qytetarët.

Postimi i plotë:

𝐓𝐄 𝐔𝐑𝐀 𝐒𝐇𝐈𝐉𝐀𝐊𝐔𝐓…
Para dy vjetësh, me Eltonin, Kryetarin e Bashkisë Shijak, ishim në sheshin qendror të qytetit për të filluar procesin e certifikimit të tokës bujqësore. Kryetar Eltoni, ai që e lavdëroi dhe Rama dje për pastërtinë e qytetit, në atë takim ishte entuziast për këtë punë sepse regjistrimi i tokës mbetet problem për zhvillimin e bujqësisë. Ishim në kulm të pandemicë në atë takim, ndaj kishim thirrur vetëm nja 4 a 5 fshatarë që do të merrnin certifikatën. Të tjerët pastaj, duhej të ngacmoheshin nga bërja publike e eventit dhe do të nxitonin të aplikonin për të marrë certifikatën e tokës.
Kanë kaluar dy vjet që atëhere. Sot Drejtoria e Kadastrës Durrës ka publikuar një listë me qindra çertifikata dhe shërbime kadastrale të kryera dhe të patërhequra nga qytetarët! Për drejtorinë e Durrësit këto shërbime të paevaduara janë dhimbje koke, sepse janë praktika që mbeten varur, janë bllokime artificiale të procedurave, pastaj një periudhe kohe dokumentacioni humbet afatet dhe duhet çuar në arkivin qendror dhe kur të kujtohet qytetari duhet filluar gjithshka nga fillimi dhe ai do ankohet se po e sjellin vërdallë dhe ku ishe asgjëkundi.
Dhe e bukura është se midis kësaj liste që po publikohet, janë 2 raste që kanë bërë ankimim në rrjetin e antikorupsionit në Ministrinë e Drejtësisë dhe 4 raste të tjera që kanë bërë ankimim në rrjetin e Bashkëqeverisjes! Pra, janë ankuar se nuk ju del certifikata, pa marrë mundimin as të bëjnë një verifikim paraprakisht.
Dhe ka akoma. Kur të kenë mbaruar të gjitha këto, vjen edhe Autoriteti për mbrojtjen e të dhënave personale dhe na ve gjobë pse i ke publikuar në gazetë listat sepse janë të dhëna personale!
Doni më?
Kadastra trashëgon gjithë kusuret e ish hipotekave dhe mezi po ja del të ndryshojë imazhin e trashëguar, ndaj situate të tilla veç e ngecin më keq mekanizmin që është vënë në lëvizje.
Se mos kujtoni që Shijaku është ndonjë rast i veçuar! Mjafton t’ju them që në rang republike janë rreth 5500 leje legalizimi të patërhequra nga qytetarët.
Fola me Kryetar Eltonin, që natyrisht bëri atë që mund të bënte: më tha t’ia jap edhe atij listen, të përpiqet të kontaktojë sa të mundet prej tyre.
Ndërsa shkruaj mëndja më fluturon tek vargjet “Te ura Shijakut / mbodha ca qershia” pastaj papritur më futet dyshimi: po ky këto qershiat ky i kishte mbjellë të tokë me letra apo në tokë babe?
Ej, fermerë të fshatrave të Shijakut, përtej batutave, bëjeni atë dreq aplikimi online në e-albania për të tërhequr certifikatën e tokës. Ndihmoni veten, por na ndihmoni edhe neve, ndihmoni edhe fermerët e tjerë të Xhafzotajt, Sukthit a Ishmit, që të vijojnë procesin!
ℹ️𝐋𝐀𝐉𝐌𝐄𝐑𝐈𝐌
Banorët e fshatrave Rreth dhe Hardhishtë të bashkisë Shijak, përfitues të ligjit 7501 të vitit 1991, të cilët ende nuk kanë tërhequr dokumentacionin që u legjitimon tokën bujqësore, të paraqesin kërkesën në rrugë postare dhe të aplikojnë në e-Albania kodin L1 (rifreskim kartele).
Regjistrimi fillestar i tokës bujqësore ka përfunduar totalisht për këto dy fshatra, që në vitin 1997. Përkatësisht:
🔹️330 familje bujqësore përfituese për fshatin Rreth;
🔹️258 familje bujqësore përfituese në fshatin Hardhishtë.
Në zyrat e Drejtorisë Vendore të ASHK Durrës është ende i patërhequr dokumentacioni, për 150 familje, që i legjitimon tokën e përfituar nga ligji 7501 i vitit 1991.
Cfarë duhet të beni?
Paraqitni kërkesën në rrugë postare, dhe aplikoni në e-Albania kodin L1,
Kodet I4 dhe I5 për rifreskim Kartele dhe kopje fragment Harte.
Gjithashtu, në Drejtorinë Vendore të ASHK Durrës administrohen 400 Çertifikata Pronësie (fizike) të patërhequra nga qytetarët, për të cilat janë kryer të gjitha shërbimet.
Personat gjejnë emrin sipas listës më poshtë, të paraqesin, në rrugë postare, kërkesën për tërheqje të Çertifikatës së Pronësisë.

Të fundit

Publikimi i fotos së familjarëve të Dumanit, analisti: Berisha po vepron si mafia

Analisti Endri Tafani e quan metodë mafioze publikimin e fotove të familjarëve të Altin Dumanit nga Sali Berisha, në konferencën për shtyp dhe në...

Zgjedhjet 2025/ Mërtiri “ia plas” Berishës: Nuk prodhon më politikë, Ramës i intereson…

Analisti, Ergys Mërtiri u shpreh se në politikën shqiptare SPAK-u është gjëja më e rëndësishme. Sipas tij, Berisha nuk po prodhon politikë, por e...

Amerika po ecën në gjumë në një stuhi ekonomike

Nga Daron Acemoglu   Drejt nesh janë tre ndryshime epokale që do të riformësojnë ekonominë e SHBA-së në vitet e ardhshme: një popullsi në plakje, rritja...

Skenarët e mundshëm nëse SHBA-ja i vë sanksione industrisë serbe të naftës

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Shtetet e Bashkuara “nuk i paralajmërojnë publikisht sanksionet”. “Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të penguar gjenerimin...

Lajme të tjera

Web TV