“Beteja të forta kemi përpara”/ Paralajmërimi i Metës: Një agim i ri nis nesër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot është dita e fundit e Ilir Metës si president i Republikës së Shqipërisë. Kanë mbetur vetëm pak orë që ai t’i dorëzojë detyrën pasardhësit të tij Bajram Begaj, i cili do të betohet fillimisht në Kuvend.

Herët sot, Meta zgjodhi që të përshëndesë qytetarët shqiptarë në një postim të fundit si kryetar shteti në faqen e tij zyrtare në Facebook. Ai u shpreh se ka qenë nder dhe privilegj që t’i shërbente vendit në këto pesë vite të mandatit.

Ndërkaq, në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale, Meta ka zgjedhur që t’ju përgjigjet komenteve të qytetarëve, duke dhënë më shumë detaje për rrugën e tij të re. Ai ka shkruar se beteja të forta ka përpara, ndërsa një falënderim ka edhe për “popullin e 2 marsit”.

“Beteja të forta kemi përpara. Por a mund të arrish në maja pa bërë edhe pak malore? Malet tona më të larta! Një agim i ri nis nesër që do të rikthejë demokracinë dhe Llogaridhënien”, ka shkruar presidenti Meta.

“E ndjej përkrahjen e të gjithë shqiptarëve të ndershëm. Mirënjohje në veçanti për popullin e 2 Marsit për ndërgjegjen e lartë patriotike që tregoi”, shkroi Meta.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV