Deri në 10 mijë euro për 2 javë/ Kush janë VIP-at që do marrin pjesë në “Big Brother”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjithçka duket gati për nisjen e “Big Brother” në Kosovë, kjo pasi janë siguruar të drejtat për territorin e Republikës së Kosovës me “Banijay Rights”. “Big Brother VIP” pritet të startojë në sezonin e ardhshëm televiziv në kanalet e “Art Motion” dhe “Klan Kosova”. Puna ka nisur si në aspektin teknik, ashtu edhe në atë përmbajtjesor dhe premiera e parë e spektaklit do të jetë në vjeshtë.

Deri më sot, formati “Big Brother” është realizuar në më shumë se 60 versione, me mbi 34,000 episode, 8,500 banorë të përfshirë në format, 6,400 eliminime, duke numëruar 90 milionë ndjekës në rrjete sociale. Ashtu siç është bërë me dije, çmimi i parë do të jetë plot 200 mijë euro.

Po kush do jenë personazhet e zgjedhura në Kosovë për këtë super emision të ndjekur?

Lajmi interesant është se do zgjidhen emra nga të gjitha trevat, pra jo vetëm në Kosovë. Një sërë artistësh do të marrin pjesë edhe nga vendi ynë. Ky spektakël vjen për herë të parë disa muaj pas përfundimit të “Big Brother Vip Albania”. Që kur bë i ditur lajmi se “Big Brother VIP Kosova” do të startojë edicionin e tij të parë këtë vjeshtë, interesimi se kush do të jetë prezantuesi apo prezantuesja i këtij edicioni, ishte jashtëzakonisht i madh.

Moderatori i njohur kosovar, Alaudin Hamiti, është zgjedhur prezantuesi i këtij edicioni të parë të “Big Brother VIP Kosova”. Në emisionin e tij “Robi plaket kur do vetë”, Robert Berisha inskenoi një bisedë me Alaudin Hamitin dhe gjatë bisedës së shtirur, moderatori lë të kuptohet se ai “pranoi” ftesë nga Alaudini që të jetë pjesë e edicionin të parë të këtij reality show në Kosovë.

Lexo edhe :  8 mënyra si ia pret vetë rrugën suksesit tënd (pa e kuptuar fare)

Po krahas Robertit, kush do të bëhet pjesë e këtij spektakli tashmë të njohur? Duket se kontratat janë mbyllur me një sërë emrash edhe nga Shqipëria. Burime kanë bërë me dije se Noizy është një ndër emrat më të spikatur që ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në reality.

Nga ana tjetër, ky format do të rikthejë në ekran edhe Luana Vjollcën, që do të jetë pjesë e shtëpisë, kundrejt një pagese të majme.

Me shumë interes është përcjellë edhe emri i Elvana Gjatës në këtë format, që është ndër personazhet më të dashura nga publiku ynë.

Emrat e tjerë të përfolur janë edhe Alban Ramosaj, Duda Balaj, Vildane Zeneli, Shkurte Gashi, Don Xhon, Adrola Dushi, Capital T dhe shumë emra të njohur nga trojet shqiptare dhe diaspora. Vlen të theksohet se pjesëmarrja e tyre në këtë spektakël do të jetë në periudha të caktuara, disa prej tyre do të qëndrojnë në shtëpinë e famshme për disa javë e disa më shumë.

Çmimi që ato do të paguhen varion nga 5 mijë deri në 10 mijë euro, varësisht nga qëndrimi brenda. Kontratat janë mbyllur tashmë me pjesëmarrësit dhe pagesat e larta dhe pritshmëritë për sukses janë ato çfarë kanë joshur VIP-at për t’i thënë “Po” ftesës.

Ndërkohë, me shumë interes pritet nisja e spektaklit për të parë dinamikat apo flirtet që do të krijohen brenda shtëpisë, që me gjasa do të shndërrohet më e famshmja në pak orë.

Të fundit

Lamtumirë Pirro Milkani!

Lamtumirë i MIRI, Regjisori ynë, mik i shtrenjt, Piro Milkani! Ndahet nga jeta regjisori i njohur Piro Milkani, një ikonë...

Taulant Xhaka i jep lamtumirën futbollit, Daku e Laçi e mbyllin sezonin me gol

Fundjavë shumë pozitive për legjionarët kuqezinj. Vëmendjen kryesore e mori lamtumira e Taulant Xhakës, i cili mbylli karrierën profesionale në ndeshjen e fundit të kampionatit zviceran,...

Ndarja nga jeta e Piro Milkanit/ Veliaj: Puna e tij, pasuri kombëtare e patjetërsueshme

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit Piro Milkani. Në një reagim në rrjete...

Helmimi i fëmijëve/ Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital, nisin hetimet

Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për ngjarjen e rëndë në qytetin e Gramshit, ku raportohet se në fillim të javës u intoksikuan rreth 70...

‘Treni bullgar’, një trill propagandistik, jo një skemë reale

Altin Ketro Sapo përfunduan zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha dhe disa zëra të tjerë opozitarë nuk vonuan të artikulonin një justifikim të njohur tashmë: qeveria paska...

Lajme të tjera

Web TV