Të shtëna me armë janë dëgjuar këtë të diel te ‘Uji i Ftohtë’ në Vlorë. Në zonën e plazhit, mbas tunelit në afërsi të vilave qeveritare, për shkak të një konflikti banal për çadrat dhe shezlonget një person ka nxjerrë armën tip pistoletë dhe ka shtënë në ajër.
Forca të shumta policore kanë mbërritur ndërkohë qe autori është larguar me shpejtësi. Ngjarja ka qenë momentale dhe nuk raportohet për të lënduar ndërsa turistët janë trembur sapo kanë dëgjuar të shtënat.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit i cili është identifikuar nga Policia menjëherë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.