Nga të ardhurat e TikTok te ‘Big Brother VIP’, Rovena Stefa: Fitoj deri në 100 mijë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes emrave të shumtë që përfliten për të qenë pjesë e ‘Big Brother VIP’ në Kosovë, këngëtarja e njohur Rovena Stefa zbuloi sot se i ka ardhur oferta, por që nuk do të zbulojë ende asgjë për shkak të patentës që ka spektakli.

Ajo tha se nëse do të futej në shtëpinë e famshme do të bënte një lojë shumë të mirë dhe personazhet e tjerë nuk do ta kishin të lehtë.

“Me thënë të drejtën, kjo është një pyetje e bukur. Që vjet e kam pasur një ofertë por vendosa të mos shkoja se mu duk një kohë shumë e gjatë 3 muaj dhe angazhimet, pandemia. Kurse këtë vit do ta mendoj se unë jam një person i drejtë dhe do ta kisha bërë Big Brother tim. Këtë vit jemi në biseda dhe nuk dua të zbulojë asgjë se ka bëjë dhe me patentën. Po nuk kam vendosur akoma. Ata personazhe që do të ishin me mua, nuk do ta kishin të lehtë se unë jam një person që zbuloj intrigat”, u shpreh Rovena për “Abc e Mëngjesit”.

Këngëtarja deklaroi disa ditë më parë se ka fituar 100 mijë dollarë për një muaj në rrjetin social TikTok, ku numëron rreth 89 mijë ndjekës. E pyetur rreth kësaj deklarate, ajo theksoi se kjo gjë ka ndodhur gjatë kohës që ishte aktive me postime. Rovena u shpreh se do të kishte fituar edhe më shumë, por tani është e angazhuar dhe nuk i dedikon më kohë.

“Është shumë e vërtetë po mund të kisha fituar edhe më shumë. Nga muaji shkurt në muajin prill unë kam qenë më shumë e azhornuar në ‘Tik Tok’, ndërsa tani nuk kam kohë vetëm hyj dhe u tregoj fansave të mi agjentën. Sepse është e pamundur aty duhet të hysh dhe të mos dalësh. Duhet kohë”, tha këngëtarja.

Lexo edhe :  Kim Kardashian diplomohet për drejtësi pas gjashtë vitesh përkushtim

 

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV