Presidenti Begaj aktivizohet në rrjete sociale: Çfarë u mungon të rinjve në Shqipëri…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bajram Begaj, kreu i ri i shtetit që mori detyrën ditën e djeshme është aktivizuar në rrjete sociale dhe sot i ka drejtuar një pyetje qytetarëve për të bërë krahasimin mes të rinjve në vendin tonë me ata jashtë.

Në një postim në Instagram, Begaj shkruan: “Çfarë u mungon të rinjve në Shqipëri në krahasim me ata jashtë?” Këtë pyetje e ka shoqëruar me një fotografi nga Kuvendi ku u miratua me 78 vota pro si Presidenti i 8-të i Shqipërisë.

Bajram Begaj bëhet presidenti i 8-të i vendit të Shqipërisë post komuniste dhe i 3-ti që vjen nga radhët e ushtrisë, pas Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani. Sapo mori detyrën, Begaj tha se prioritetet e tij në mandatin 5-vjecar si kreu i ri i shtetit janë uniteti politik dhe njerëzor, siguria kombëtare, rrugëtimi drejt BE dhe roli i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Begaj shtoi se po e merr këtë përgjegjësi në një moment historik dhe misionin e ri që i është besuar do ta kryejë mbi palët e nuk do të qëndrojë neutral ndaj asnjërit që vendos interesat politike përpara interesit të Kombit.

Kur u betua në Kuvend me dorën mbi Kushtetutë, Begaj mbajti fjalimin që ia kushtoi luftës në Ukrainë, e më pas rrugës së pakthyeshme drejt integrimit. Një mesazh e pati edhe për qeverinë dhe opozitën, ndërsa paralajmëroi 0 tolerancë ndaj kujtdo që vë interesat e tij para atyre të kombit.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV