U paraqit në SPAK/ Gonxhja: Isha për një sqarim, s’ka lidhje me detyrën time

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja ka qëndruar përreth 1 orë në ambientet e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Pasi u thirr në SPAK për t’u marrë në pyetje, kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja sqaroi se ishte thirrur për një verifikim për një çështje të tretë, e cila nuk ka lidhje me funksionin e tij aktual në DPSHTRR.

“Respekt të gjithëve ju se është 41 gradë. Nuk më pyeti njeri dhe s’keni pse vraponi. S’ka lidhje DPSHTRR me arsyen pse isha, për një çështje të tretë se u pyeta për sqarim. Është çështje që nuk ka lidhje fare me Ministrinë që varem, as me rrugët as me DPËSHTRR.

As nuk erdha nga dera e pasme, thjesht ju pashë që vrapuat ndaj për respekt. Megjithatë unë përfaqësoj një figurë publike, nuk mund të jap detaje,. U pyeta për verifikim të një situatë të caktuar. Nuk ka lidhje me asnjë tender, asnjë lloj gjëje dhe me asnjë institucion”, tha Gonxhe.

Të fundit

Konflikt i rëndë në familje, adoleshenti qëllon me armë zjarri motrën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e së shtunës në Ferizaj të Kosovës, ku një 19-vjeçar ka qëlluar...

Kaloi natën në spitalin e Tiranës, çiklisti spanjoll me frakturë të vertebrës

Aksidenti që ndodhi vetëm 4 kilometra nga finishi ka lënë pasoja për çiklistin spanjoll Mikel Landa, që u rrëzuan në zonën e Freskut. 35-vjeçari ka...

Erdogan telefonon Ramën një ditë para zgjedhjeve: Urime për Samitin me KE!

Një ditë para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. Në një...

Vendimi i Bankës së Shqipërisë, ekspertët: Shqiptarët tani do stepen për të blerë shtëpi

Kredia për shtëpi në 2024 arriti në vlera rekord, teksa më shumë qytetar iu drejtuan bankave për hua. Por vendosja e një tavani për këtë...

Denoncimi i Xhelal Mziut: Polici po shet votat me bandat, kapën dy qytetarë…

Drejtuesi politik për Partinë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka bërë një tjetër denoncim në rrjete sociale lidhur me shitblerjen e votave...

Lajme të tjera

Web TV