RENEA “bllokon” rrugët nga Elbasani në Belsh/ Sekuestrohen 13 “bishat” luksoze (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Efektivë të repartit RENEA, të cilët janë shoqëruar dhe nga strukturat e policisë kriminale të Drejtorisë së Policisë Elbasan, kanë ushtruar dhjetëra kontrolle në biznese, automjete dhe banesa, ku kishte të dhëna se qëndronin elementë kriminalë.

Kontrolli ka nisur në orët e pasdites së djeshme, duke vijuar deri në orët e vona të natës, ku janë bllokuar plot 13 makina luksoze të llojeve të ndryshme. Asnjë nga makinat e bllokuara, mësohet se nuk ka qënë e blinduar.

Automjetet që prej mbrëmjes së djeshme rezultojnë të bllokuara në Drejtorinë e Policisë Elbasan, ndërsa pritet që të verifikohet secila prej tyre mbi bazën e dokumentacionit dhe pronësisë.

Por fokusi i policisë kriminale dhe RENEA-s, ka qënë dhe kontrolli i personave të targetuar me precedent penalë, që lëvizin në qytetin e Elbasanit, të Cërrikut, Belshit dhe Peqinit.

Dhjetëra persona janë kontrolluar me qëllim kapjen e sendeve të paligjshme por asnjëri prej tyre nuk rezultoi të kishte armë. Kontrolle janë kryer edhe tek banesat e disa prej kontigjentëve kriminale, duke mos mundur të gjejnë sende të paligjshme.

Në total në këtë operacion, kanë marë pjesë 3 grupe të repartit special RENEA, ndërsa ata janë shoqëruar me dhjetëra efektivë të policisë së Elbasanit.

Drejtoria e këtij Qarku, pas Tiranës është një nga më të mëdhatë në Shqipëri, duke mbuluar një territor që shtrihen në 7 komisariate.

Elbasani është një nga qytetet më të kriminalizuara në vend, ndaj kontrolle të tilla të shoqëruar me praninë e RENEA-s, synojnë të mbajnë në kontroll situatën e rendit dhe elementët që janë të selektuar nga policia si eksponentë kriminalë.

Të fundit

Vila, makina e truall, 45-vjeçarit nga Gjirokastra i sekuestrohet pasuria

Një mori pronash, përfshirë këtu godina banimi dhe truall toke, por edhe makina, i janë sekuestruar një 45-vjeccari nga...

Qielli shqiptar është kthyer në rrugën e re të ekonomisë

Shqipëria, vendi i detit dhe maleve, po ndryshon lojën. Qielli mbi ne është kthyer në rrugën e re të ekonomisë, ku fluturimet drejt Tiranës...

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka vendosur të ndalojë përkohësisht importin e deleve dhe dhive të gjalla nga Maqedonia e Veriut, pas...

Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?

Eksportet janë pezulluar, por nuk dihet se sa dhe çfarë është eksportuar. Ky konstatim i referohet vendimit të shpallur dy ditë më parë nga...

Florida, 29-vjeçari humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë muajit të mjaltit

Muaji i mjaltit i një burri 29-vjeçar nga Kolorado përfundoi tragjikisht kur u godit nga rrufeja ndërsa ndodhej në plazhin New Smyrna në Florida. Jake...

Lajme të tjera

Web TV