“Tani jemi pa xhaketë”/ Meta flet si kryetar i Partisë së Lirisë: Armiku ynë është…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti Ilir Meta ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp, në rolin e kryetarit të partisë së re, Partia e Lirisë.

Në fjalën e tij, Meta deklaroi se tashmë nis një rrugëtim i ri dhe se beteja politike është e domosdoshme për fatin e shoqërisë shqiptare. Po ashtu ai theksoi se korrupsioni është armiku kryesor i vendit dhe i partisë së tij.

“Dua ta nis këtë konferencë të parë shtypi duke falënderuar për mirëkuptimin dhe për ngritjen në lartësi në momentin historik, duke hapur mbrëmë një rrugë të re, një force të re politike si Partia e Lirisë. E di shumë mirë që duke qenë krenar për ato sakrifica, njëkohësisht janë të ndërgjegjshëm, se kjo betejë e madhe është e domosdoshme për të rivendosur përfundimisht në vend, demokracinë, Kushtetueshmërinë dhe për të fituar lirinë të gjithë shqiptarët.

Tani duhet të nisim menjëherë nga puna se tani nuk e kemi më atë kostumin që na sillte dhe atë pyetjen a i lejohet të flasë kështu një presidenti? Tani jemi pa xhaketë, sot e deri ditën e triumfit jo të Partisë së Lirisë por gjithë popullit të lirisë.

Armiku kryesor i lirisë sot është dhe korrupsioni dhe është ky korrupsion që e ka rënduar situatën e çdo qytetari, familje të ndershme në mënyrën më dramatike e po përzë të rinjtë e të rejat nga vendi. Ka renduar familjet, po përzë të rinjtë dhe të rejat nga vendi ynë. Për gjithçka të rëndësishme, Shqipëria ndodhet në vendet e fundit, ndërsa kryesojmë për korrupsionin dhe për largimin e të rinjve. Jemi kampion. Kjo është jo vetëm e papranueshme por e kuptueshme, duke marrë parasysh këtë regjim. Gjatë pandemisë qytetarët nuk u mbështetën nga Qeveria. Ashtu si dhe në krizën e çmimeve, që është faturuar nga familjet e thjeshta shqiptare. Problemi është bërë më i madh se çka qenë. Qeveria vazhduar paguan para për afera, tendera, vazhdon të marrë borxhe për të mbështetur oligarkët dhe klientët me të cilët ndan fitimet.”- tha Meta.

Të fundit

Kush mund të aplikojë!/ “Paketa e maleve”, ligji hyn në fuqi brenda 15 ditësh

Brenda 15 ditësh do të hyjë në fuqi ligji “Për Paketën e maleve”, i cili synon nxitjen e investimeve...

Tiranë, trafik i çmendur për orë të tëra/ Kolaps në Unazën e Madhe (VIDEO)

Trafiku kilometrik ka bllokuar qarkullimin në segmentin e Unazës së Madhe së Tiranës nga Liqeni Artificial deri te kthesa e Rinasit. Vështirësia e qarkullimit në...

Votat nga diaspora “zbarkojnë” në Tiranë – Kryeson Italia dhe Gjermania!

Të paktën 232,262 zarfe me fletën e votimit janë nisur drejt votuesve në diasporë deri më tani, nga të cilat 58,128 janë marrë nga...

“Hajde çyryk hajde”/ Rama injoron burrat: PS nuk mposhtet kurrë, ka mbështetje të grave

Nga Maliqi, kryeministri Edi Rama thotë se Partia Socialiste është e pamposhtur për shkak të mbështetjes masive që ka nga gratë. Ai e krahasoi zgjedhjen...

Mesazh për pashkët/ Kreu i Kishës katolike mesazh urimi për besimtarët e krishterë

Arjan Dodaj, kryepeshkvi i Tiranë – Durrës ka dhënë një mesazh për pashkët duke uruar besimtarët e krishterë. “Kemi nevojë për njerëz që nuk mbyllen...

Lajme të tjera

Web TV