Ish-LSI/ Partia e Lirisë, emër i ri me kastë të vjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë afër zgjedhjeve vendore, kryetari “i vjetër” i një partie të re, Ilir Meta, shpalli sfidën kundër qeverisë. Ndryshimi i emrit të LSI-së pas 18 vitesh jetë politike shihet më shumë si lëvizje pa shumë rëndësi, pasi drejtuesit janë po ata.

Partia e Lirisë, kjo është partia e re që hapi Ilir Meta, por që e drejton vetë. Para 18 vitesh, Meta krijoi Lëvizjen Socialiste për Integrim, pas përplasjeve të vazhdueeshme me ish0kryeministrin Fatos Nano. Me largimin nga presidenca, Ilir Meta nuk humbi kohë, duke u rikthyer në partinë e tij, por këtë herë me “makiazh poltik”, duke i ndryshuar vetëm emrin. Drejtuesit janë po ata, anëtarësia gjithashtu, ndërsa ideologjikisht nuk ka asnjë të re. Ndryshimi i emrit nga Lëvizja Socialiste per Integrim në Partinë e Lirisë u pasua edhe me ndryshimin e logos, dukshëm e ndryshme nga ajo e vjetra. Idealet dhe simbolet e së majtës rozë bashkë me prioritetin e integrimit u zhdukën duke i lënë vend ngjyrave te theksuara nacionaliste kuq e zi. Bashkë me siglën duket se se ka ndryshuar edhe ideologjia, pasi Ilir Meta preferon ta profilizojë krijesën e tij të re si parti patriotike dhe ultra demokratike. Por për momentin kaq. Edhe në daljen e parë si “kryetar i përkohshëm” që me shumë siguri do jetë në vijim “kryetar i përhershëm”, Ilir Meta nuk prenantoi ndonjë të re, përkundrazi ishte i fokusuar në denocimet ndaj qeverisë, të cilat i ka bërë edhe gjatë kohës që mbante postin e kreut të shtetit.

Dalja e Metës si kryetar partie

Ilir Meta doli në një deklaratë për gazetarët këtë të martë. Meta tha se tashmë ka hequr kostumin e presidentit dhe ndjehet më i lirshëm për të folur për të gjitha problematikat e vendit. “Mbrëmë me vendim historik, hapëm një rrugë të re për një forcë të re politike si Partia e Lirisë. Kjo betejë e madhe është e domosdoshme për të rivendosur përfundimisht në vend demokracinë, kushtetutshmërinë dhe për të fituar lirinë të gjithë shqiptarët. E kemi hequr kostumin që ngrinte gjithmonë atë pyetjen, a i lejohet presidentit të flasë për këtë gjë. Tani jemi pa xhaketë, sot e deri në triumfin e popullit të Lirisë. Armiku kryesor sot i lirisë, është korrupsioni. Ky korrupsion e ka rënduar situatën e çdo qytetari shqiptar dhe po e përbën këtë familje”, tha Meta. Më tej, Ilir Meta u shpreh se partia që ai drejton nuk do të bojkotojë asnjëherë zgjedhjet. “Për aq kohë sa unë do të jem lider i saj, kjo parti nuk do të bojkotojë për asnjë sekondë asnjë gjë në këtë vend, aq më tepër në këtë vend. Qeveria do të ikë me zgjedhje ose me protesta. Në demokraci kush ikën nga zgjedhjet është një dezertor, një manipulues”, tha Meta. Kreu  i ‘Partisë së Lirisë’ u shpreh se Partia e Lirisë është parti patriotike, një parti ultrademokratike. Meta u shpreh se Partia e Lirisë do të jetë ajo parti që do të sjellë shpresën në vend. Gjithashtu ai theksoi se për të gjitha ata që pyesin se si do të ikë qeveria, Meta tha se do të ikë si të dojë ose me zgjedhje ose me protesta.

Patriotizimi i Metës

“Partia e Lirisë është parti patriotike, as e majtë dhe as e djathtë. Jemi një parti ultrademokratike. Referendumi është garanti i rikthimit të Shqipërisë në themelet e Kushtetutës që ishte ajo e vitit 1998. Nuk jemi parti nacionaliste. Ne nuk kemi pretendime për asnjë metër katror në asnjë vend. Këto 28 mijë metra katrorë do t’i mbrojmë me gjak. Kjo flakë do ta shpëtojë Shqipërinë nga kjo rrokullisje e kësaj bande”.  Kështu u shpreh, këtë të martë, Ilir Meta për Partinë e Lirisë, pasi u ndryshua emri i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Meta tha se tashmë ka hequr kostumin e presidentit dhe ndjehet më i lirshëm për të folur për të gjitha problematikat e vendit. “Mbrëmë me vendim historik, hapëm një rrugë të re për një forcë të re politike si Partia e Lirisë. Kjo betejë e madhe është e domosdoshme për të rivendosur përfundimisht në vend demokracinë, kushtetutshmërinë dhe për të fituar lirinë të gjithë shqiptarët. E kemi hequr kostumin që ngrinte gjithmonë atë pyetjen, a i lejohet presidentit të flasë për këtë gjë. Tani jemi pa xhaketë, sot e deri në triumfin e popullit të Lirisë. Armiku kryesor sot i lirisë, është korrupsioni. Ky korrupsion e ka rënduar situatën e çdo qytetari shqiptar dhe po e përbën këtë familje”, tha Meta.  Më tej, Ilir Meta u shpreh se partia që ai drejton nuk do të bojkotojë asnjëherë zgjedhjet. “Për aq kohë sa unë do të jem lider i saj, kjo parti nuk do të bojkotojë për asnjë sekondë asnjë gjë në këtë vend, aq më tepër në këtë vend. Qeveria do të ikë me zgjedhje ose me protesta. Në demokraci kush ikën nga zgjedhjet është një dezertor, një manipulues”, tha Meta.

Lexo edhe :  “Para fushate, premtojnë gjëra imagjinare”, Rama ironizon opozitën, flet për pensionet

“Non grata” e Berishës

Ilir Meta la të kuptohet se shpallja non grata e Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, nuk do ta pengojë që të bashkëpunojë me të në aksionin opozitar. “Unë respektoj vullnetin e çdo force politike dhe mbështetem në parime. Se cili është problemi që është marrë një akt i tillë, kjo është çështje e tyre dhe asgjë më shumë për mua. Në rast se një qytetar shqiptar, Sali Berisha, Ilir Meta, ka shkelur ligjet e SHBA-së kemi marrëveshje ekstradimi me SHBA-në, dhe kam pasur kënaqësinë ta firmos vetë”, tha Meta në një konferencë për mediat, nga selia e Partisë së Lirisë. “Një gjë është e sigurt për mua, që Sali Berisha nuk ka shkelur asnjë ligj të Shteteve të Bashkuara. Ashtu sikur ju e dini që “gruaje e Bilalit” ka shkelur ligjet e SHBA-së”, shtoi Meta, duke iu kthyer akuzave ndaj Kryeministrit Rama, për pjesëmarrje të paligjshme në një tubim politik në SHBA, gjatë fushatës presidenciale të ish-presidentit, Barack Obama.

Doganat dhe Gazheli

Ish-presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të shkarkojë drejtorin e Doganave, Genti Gazheli, pasi skandaleve të njëpasnjëshme të publikuara nga media. Meta i bëri thirrje Ramës që të heqë dhe patronazhistës që janë te Doganat dhe te Tatimet. “Kjo tregon se shteti është kthyer në abuzim dhe grabitje të arkës së buxhetit të shtetit. Ndaj dua ti bëj thirrje Ramës që të heqë urgjent arkëtarin e partisë nga Doganat dhe patronazhistet nga doganat dhe Tatimet.”, tha kreu i Partise se Lirise. Meta e cilësoi skandaloze faktin se kontrabandistë që gjoja luftojnë kontrabandën dhe nepotizmin në administratë. “Situata e rëndë ekonomike është një realitet konkret dhe i pashmangshëm, një shqetësim shumë i madh për të gjithë shqiptarët, që sot ndihen më të rrezikuar se kurrë në përballimin e jetës së tyre të përditshme për shkak të pasojave tepër serioze të krizës ekonomike që ka pllakosur vendi. Barometri i Ballkanit në anketën e vitit 2022 ka konstatuar se 59% e qytetarëve në Shqipëri kanë problemin më madhor, situatën ekonomike. Diferenca është e ndjeshme në raport me vendet e tjera të rajonit. Konkretisht, sipas të dhënave të kësaj ankete situata ekonomike është problem madhor për 40% të qytetarëve të Kosovës, 41% të boshnjakëve, 41% të malazezëve dhe 46% të serbëve. Është fakt se periudha e vështirë e pandemisë, si dhe rritja stratosferike e çmimeve, me të cilën qytetarët shqiptarë po përballen çdo ditë, nuk janë shoqëruar me asnjë mbështetje nga ana e Qeverisë. E gjithë barra shumë e rëndë e këtyre dy ngjarjeve me efekt ekonomik të jashtëzakonshëm për familjet e thjeshta shqiptare, ka rënë mbi qytetarët që varfërohen çdo ditë dhe më shumë. Ndërkohë Qeveria nuk ngurron të vazhdojë të paguajë miliona euro për inceneratorët, koncensionet grabitqare, tenderat me dhjetëfishin e çmimit dhe të marrë borxhe të njëpasnjëshme për të mbështetur oligarkët dhe klientët e saj fitimprurës”, tha Meta.

Të fundit

Donald Trump sinjalizon mbështetjen e tij për kriptomonedhat

Presidenti Donald Trump thotë se dëshiron t’i bëjë Shtetet e Bashkuara kryeqytetin botëror të kriptomonedhave. Siç njofton korrespodentja Michelle Quinn,...

PS humbi sot fytyrën e vet/ Minxhozi: Arrestimi i Veliajt, lajmi më i keq për mazhorancën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u arrestua të hënën me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të...

Skenarët, çfarë ndodh me Bashkinë e Tiranës/ Afati i pritjes është tre muaj

Pak pasi hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dolën nga Bashkia Tiranë duke marrë kryebashkiakun Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama është njoftuar teksa ishte...

Veliaj reagon pas arrestimit: Nuk kam më detyrimin të hesht

Reagimi: Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një...

Ministri Gonxhe përkujton Musine Kokalarin

"Musine Kokalari – Zëri i lirisë që nuk u shua kurrë! Në ditën e lindjes së Musine Kokalarit, kujtojmë gruan që sfidoi heshtjen me fjalën...

Lajme të tjera

Web TV