Meta reagon për letrën e Autoritetit të Dosjeve: E manipuluar, do gajaseni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Presidenti Ilir Meta ka dalë konferencë për shtyp. Meta foli ndër të tjera për mbledhjen e parë të strukturës së Partisë së Lirisë, ndërsa vjen pas letrës së Autoritetit të Dosjeve drejtuar Kuvendit se një zyrtar i lartë I.M rezulton bashkëpunëtori i ish-Sigurimit të Shtetit.

I pyetur nga gazetarët, Meta tha se letra e “Dosjeve” është manipuluar.

“Si mund ti shmangem unë një përgjigje pavarësisht se nuk ka shqiptar mbi këtë tokë që nuk e kupton që me këtë akt vetëvrasës sepse autoriteti para se të jetë ligjor është moral se të takon të trajtosh një periudhë të dhimbshme të vendit dhe njëkohësisht edhe të ngushëllosh viktimat, të prekurit e asaj periudhe. Kjo është për të ardhur keq për autoriteti tani të manipulimit dhe kriminalizimit të dosjeve. Ata e dinë më mirë se çfarë ka dhe sa e manipuluar është në ato dosje që thonë ato.

Me një e-mail anonim elektronik që jam i sigurt që do të gajaseni, na qenka zbuluar e qenka një I.M që sipas lojërave u zbulua që pas 30 vjetësh I.M qenka ky njeri i cili që në mars të 92 është bërë deputet dhe i është nënshtruar të gjitha filtrave, që nga i zotit Berisha”, tha Meta.

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ka informuar ditën e sotme ish-presidentin e Republikës Ilir Meta se në emër të tij ndodhen të paktën 140 faqe informacion në arkivat e ish-Sigurimit të shtetit.

Të fundit

Thoma Gëllçi ironizon deklaratën e Agron Shehaj: Të mbyllim dhe parlamentin, pse jo

Pas videos së deputetit Agron Shehaj për uljen shpenzimeve në RTSH ka reaguar dhe ish-drejtori Thoma Gëllçi. Në statusin e tij Gëllçi...

​Basha e denoncoi në SPAK për lidhje me krimin/ Reagon ish-prokurori: E ka bërë nga frika

Ish-prokurori Arian Ndoja, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Durrës, ka reaguar pas kallëzimit penal të bërë nga Lulzim Basha në SPAK. Ndoja shprehjet në...

Mundja shqiptare në majë të Evropës, Valiev merr të artën

Mundësi i natyralizuar shqiptar, Chermen Valiev, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian të Mundjes, që po...

“Peshkatari” i Durrësit dëmtohet sërish/ Skulptura ikonë, pre e vandalizmit (Video)

Vetëm pak muaj pasi u rikthye në vendin e tij pranë “Sfinksit” në Durrës, skulptura e njohur “Peshkatari” është dëmtuar sërish. Burime zyrtare bëjnë të...

Bido mesazh Berishës: Doktor, në një luftë kundër Shqipërisë, me kë do të jesh? (VIDEO)

Kandidati për deputet në Qarkun e Vlorës Ardit Bido ka reaguar me një status ku i drejtohet ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me raportet e PD-së me...

Lajme të tjera

Web TV