1484 djem quhen ‘Ronaldo’ dhe 336 ‘Lionel’, Shqipëria ‘klonon’ yjet e veta nga futbolli…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët e duan shumë futbollin, edhe pse vetë nuk kanë shumë mundësi (ekipore) për të garuar në majat e larta, për trofe shumë të lakmueshëm kontinentalë dhe globalë. Fjala vjen, e vetmja pjesëmarrje jonë historike si kombëtare në një Kampionat Europian ndodhi më 2016, në Francë.

Nën drejtimin e trajnerit De Biasi ia dolëm ta bënim “sefte” në një kompeticion të tillë, edhe pse u eliminuam që në fazën e grupeve. Për debutimin në finalet e një Kupe Bote duhet të presim, sepse e kemi parë gjithmonë nga televizori, duke bërë tifo për Brazilin, Gjermaninë, Italinë, Argjentinën etj.

Kjo ka të bëjë me fushën e blertë, me kompetitivitetin tonë si komb në këtë sport, të cilin, sidoqoftë, “e luajmë” edhe në distancë, sipas mënyrës sonë. Si, do të thoni ju? Po ja, duke bërë tifo nëpër sheshe për Italinë, Gjermaninë, Brazilin, Barcelonën, Milanin, Interin etj. etj. Pra, në kuadrin e tifozit.

Fëmijët e vegjël, që aspirojnë të bëhen dikushi në futboll, nuk ngurrojnë të veshin fanellat e kombëtareve apo skuadrave të huaja, të cilat i ndjekin me kërshëri nga ekrani, duke shkruar në to emrat e Cristiano Ronaldos, Lionel Messit apo yjeve të tjerë me shumë ndikim aktualisht.

Kjo mani, madje shkon edhe më tej, me prindërit që iu vendosin të porsalindurve të tyre emrat e futbollistëve që kanë bërë historinë, duke filluar nga Maradona, Paolo Maldini, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo etj.

Kështu, nëse shkon te faqja zyrtare e INSTAT-it dhe kërkon sa persona e kanë emrin “Ronaldo” në vendin tonë, do të kosntatosh plot 1484 fëmijë, djem të moshave të ndryshme. Nëse gjurmon për “Lionel”, do të gjesh 336 djem shqiptarë, me referebncë të qartë Messin, fituesin e 7 “Topave të Artë”.

Lexo edhe :  Milani dhe Interi duan shqiptarë! "Djalli" merr Jasharin, zikaltrit Xhakën

Dy ikona, që kanë dominuar tërësisht futbollin për gati dy dekadat e fundit. Ndikimi i tyre te djemtë shqiptarë konfirmohet qartë nga emri që mbajnë. Emrin e futbollistit legjendar brazilian, Romario, e mbajnë 539 djem në Shqipëri. 231 djem quhen “Rikardo”, inspiruar nga një tjetër ish-futbollist brazilian i Milanit dhe Real Madridit, Kaka.

Meqë shqiptarët janë tifozë të zjarrtë me Milanin, plot 221 djem mbajnë emrin “Paolo”, referuar ish-mbrojtësit kuqezi, Maldini. Në listë është edhe “Rivaldo” e “Maradona”, përkatësisht me 121 dhe 42 emra djemsh shqiptarë. Ronaldinho është përjetësuar ndër shqiptarë 13 herë e kështu me radhë./Noa.al

Të fundit

Lajmi i fundit: Edi Rama zgjedh njeriun që do jetë kryebashkiaku i Shqipërisë

Qeveria shqiptare ka autorizuar ministrin e Pushtetit Lokal, Arbjan Mazniku, për të negociuar dhe nënshkruar me bashkitë e vendit...

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, dy të lënduara dërgohen në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Sipas raportimeve, nga përplasja e dy...

Serbia po mbushet me mercenarë rusë! Po bëhet gati një grusht shteti

Mercenarët e paguar nga Rusia kanë zbarkuar në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Kështu shkruan, pas një investigimi të hollësishëm, grupi mediak i Balkan Insight. Ajo thekson...

Dash Sula ironizon Lapajn: “Po vuan atë që të paralajmërova”

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar lidhur me përplasjen e sotme mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e fituar nga...

VIDEO: Zjarr në skenën e festivalit më të madh të muzikës elektronike

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë skenën kryesore të festivalit të famshëm “Tomorrowland”, që mbahet në Boom, Belgjikë. Zjarrfikësit janë aktualisht në vendngjarje dhe...

Lajme të tjera

Web TV