Brilant Martinaj ‘e shoqëron’ kudo reperin, Stresi bën gjestin prekës (Foto)

Brilant Martinaj, 23 vjeçari i cili mbeti i vrarë më 17 korrik në një atentat mafioz në Fushë-Krujë ishte dhe një ndër miqtë më të mirë të reperit Stresi.

Pas vdekjes së tij reperi reagoi i tronditur, ndërkohë anuloi dhe koncertet e tij, duke kërkuar mirëkuptimin e fansave dhe lokaleve ku do të performonte.

Ndërkohë, së fundmi reperi ka gdhendur në kllufin e celularit të tij një foto ku shihet krah për krah Brilantit.

Përmes këtij gjesti emocionues, ai ka treguar se e ka gjithmonë pranë vetes mikun e zemrës.

Kujtojmë se Brilant Martinaj mbeti i vrarë në atentatin mafioz më 17 korrik.