Kancelari austriak takohet me Orban, disktutojnë për migrimin dhe luftën në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelari austriak Karl Nehammer është takuar me kryeministrin hungarez Viktor Orban në Vjenë të enjten, ku ata diskutuan migrimin dhe luftën në Ukrainë dhe pasojat e saj, sipas The Guardian.

Takimi i dy liderëve të Europës Qendrore erdhi vetëm disa ditë pasi një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Orban dha dorëheqjen në shenjë proteste ndaj asaj që ajo e quajti një fjalim “nazist” të mbajtur nga kryeministri hungarez.

Orban deklaroi se vendet me migrim në shkallë të gjerë nga jashtë zonave të Europës “nuk janë më kombe”. Nehammer u përpoq të tërhiqej shpejt nga komentet e diskutueshme të Orbanit, duke u thënë gazetarëve se ai ia kishte bërë të qartë Orbanit se “ne në Austri refuzojmë, dënojmë me termat më të ashpër, çdo formë banalizimi ose relativizimi të racizmit apo edhe antisemitizmit”.

Ndërsa Orban nuk i përsëriti në mënyrë eksplicite këto vërejtje në Vjenë të enjten, ai theksoi agjendën e tij kundër emigracionit dhe përsëriti atë që ai e sheh si nevojën për të mbrojtur kulturën e vendit të tij kundër ndikimit të jashtëm.

“Unë nuk dua që Hungaria të bëhet një vend imigrimi dhe nuk dua që migrimi të bëhet më i fortë në Hungari,” tha ai. “Këtë këndvështrim e kam mbajtur gjithmonë dhe do të vazhdoj ta bëj, kjo nuk ka bazë biologjike.

Kjo nuk është një çështje racore për ne. Kjo është një çështje kulture. Thjesht, qytetërimi ynë duhet të ruhet siç është tani.”

Nehammer, nga ana e tij, e përshkroi migrimin si një “sfidë” që duhet luftuar. Austria ka pranuar mbi 80,000 refugjatë nga Ukraina dhe rreth 30,000 kërkesa shtesë për azil gjatë gjysmës së parë të vitit, vuri në dukje kancelari, duke e quajtur mbërritjen e tyre “sfida me të cilat Austria po përballet aktualisht, përveç krizës energjetike, inflacionit dhe pandemisë.”

Lexo edhe :  Frika ‘pushton’ iranianët: Nuk kemi ku të fshihemi!

Për krahasim, Gjermania ka pranuar më shumë se 900,000 refugjatë nga Ukraina që nga shpërthimi i luftës.

Të fundit

Horoskopi ditor, 18 Qershor 2025

Dashi Gjatë kësaj të mërkure duhet të shmangni tensionet dhe kompromiset, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm. Ata që kanë...

“Mos ma shit këtë lojtar!” Xabi Alonso i bën një kërkesë Perezit

Përveç transferimeve të bujshme që Real Madrid ka bërë deri më tani, duke qenë klubi më aktiv në merkato, klubi madrilen do bëjë edhe...

Murtaja vrau mbi 1 mijë bagëti, sëmundja kalon në 6 bashki

Fermave shqiptare i mungojnë 1082 dele dhe dhi si pasojë e infeksionit të murtajës së rumimantëve të vegjël. Edhe pse Ministria e Bujqësisë ka marrë...

5-mujori: Zgjedhjet ‘kursyen’ 128 mln €, u shpenzuan 2.6 mld euro

Zgjedhjet elektorale të 11 majit kanë frenuar investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të...

Sinjale spastrimesh nga viroza e Berishës?

YLLI PATA - Mungesa e një buletini shëndetësor mbi virozën e Sali Berishës, kanë sjellë përveç vakumit, edhe disa zëra që duket jo krejt...

Lajme të tjera

Web TV