Pse Meta nuk thotë: vihem në dispozicion të institucioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Nuk është as qejf dhe dhe ca më pak gjë e mirë nëse një shtetar i vendit mund të dalë i njollosur me hije të një të shkuare që ka rënduar në historinë e kalvarit  50 vjeçar të komunizmit. Ska asgjë për tu gëzuar. Madje do të ishte meskinitet edhe nga armiqtë e tij. Përkundrazi, ky mund të ish një shkas për të reflektuar më tepër rreth asaj se çfarë është bërë keq në këtë vend në tre dekada tranzicion dhe që për fat të keq ka mbërthyer për gryke zhvillimin, demokracinë dhe të ardhmen e këtij shteti. Pra, çfarë nuk ka ecur. Nuk jemi aq të zotët për të bërë shtet? Nuk kemi pas fat me drejtuesit që kemi apo ca më keq akoma? Drejtuesit na i paskan pilotuar pikërisht që gjërat të vijojnë keq? Të qenit peng diku, të detyron të bësh shpesh atë s duhet të bësh e kjo nuk është e mira e të gjithëve, atyre që të besojnë votën. Kalimi i djeshëm nga inicialet I.M. tek emri i Ilir Metës me akuzën se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit të dktaturës ishte padyshim një rrufe në fund të korrikut. Infot e para me iniciale u dukën si thashethemet e verës të portaleve që duan të kapin klikime dhe iu kushtua rëndësi aq sa mund tu koshtohet rëndësi kronikave rozë. Por çështja u bë serioze pikërisht kur në sfond dolën institucionet, me shkresa, me vulë e me firmë, me procedura, verifikime dhe pasoja. Përfshihet Autoriteti i Dosjeve që i ka përcjellë një dosje të shoqëruar me kërkesë drejtuar parlamentit për të proceduar hetimin për këtë rast. Më tej Kryetarja e Kuvendit del në konferencë për shtyp duke pranuar se ka një çështje, madje serioze dhe që dosjen në fjalë ua ka përcjellë edhe kryetarëve të grupeve parlamentare.

Është tëpër herët për ta dalë në konkluzione, kur as nuk dimë përmbajtjen e dosjes dhe as rastin në fjalë. Ajo që dihet është se mekanizmi ka nisur të veprojë dhe për këtë duhet të presim. Pa bërë as tifozllëk dhe as rreshtime partizane. E gjithë kjo çfarë ka nisur do të kërkojë kohën e vet e që duhet bërë me qetësi dhe përgjegjësi. Aq më tepër që kemi të bëjmë me një figurë që ka qenë në të gjitha rangjet më të larta të posteve shtetërore: kryeministër, kryetar kuvendi e president. Nuk do të desha që Ilir Meta të ketë qenë bashkëpunëtor i sigurimit. Do të ishte vërtet e rëndë. Pavarësisht se kam qenë kritik ndaj tij. Por nuk ish për tu përshëndetur aspak qasja që vetë Meta i bëri kësaj çështjeje kur u përballua me akuzat. Në çdo vend normal çdo shtetar apo politikan i lartë do ta përmblidhte me tre fjalë: “Vihem në dipozicion të institucioneve “ për tu përballur me akuzat që i bëhen. Ca më tepër kur ato janë konkrete, me emër, dhe për çështje kaq sensitive siç është ajo e dosjeve dhe bashkëpunimit me ish Shërbimin sekret të diktaturës.  Në të kundërt Meta dje ishte jo në ekuilibrin e një ish shtetari për tu përballur me dinjitet. Ndryshe nga çfarë pritej ish presidenti thjesht deklaroi se nuk e njeh më Autoritetin e Dosjeve dhe se emrat i tyre do i vendosë në një shtyllë turpi. Por a mund të thuhet kjo nga një ish president që moto të tij kish institucionalizmin, mbrojtjen e institucionit të presidencës,, dhe që tashmë shpërfill e nuk e njeh një institucion tjetër?

Lexo edhe :  Lundrimi i rrezikshëm me 5G në xhepin e pasmë

Fakti që i bëhet një akuzë nuk është pretekst për tu shprehur se nuk e njeh një institucion, për më tepër kur inati të prish gojën edhe ndaj kryetares së parlamentit dhe Kuvendit në përgjithësi. E gjitha kjo ishte një shpërthim tensioni ca më tepër kur jemi mësuar që Meta i ka marrë me sportivitet të gjitha akuzat e mëparshme që i janë bërë në të shkuarën. Madje me qetësi dhe dashuri.

Të fundit

A beson Arjan Çani në Zot?

Të "Pashoq" vjen në këtë atmosferë Krishtlindjeje, me një puntatë speciale dhe një të ftuar po kaq special. Arian Çani...

Sa herë e ka tradhtuar? Blendi Fevziu çudit: E kam humbur gruan 11 vite vetëm se..

Gazetari i njohur i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu ditën e sotme ka qenë pjesë e një interviste për revistën ‘Class’. Ai i është përgjigjur ‘100...

Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike! Flet Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare TV tha se Sali Berisha nuk mund ta kushtëzojë Edi...

Eksperti i sigurisë ushqimore: Shqiptarët po helmohen me pesticide

Eksperti i sigurisë ushqimore Ervin Resuli ka folur për problematikat me ushqimet dhe debatin e ditëve të fundit me pesticidet në fruta. Ai ka vlerësuar...

“Shqipëria, Maldivet e Evropës”/ Kumbaro: Reklama më e mirë, turistët!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë intervistës për “Real Story” foli gjithashtu edhe për cilësimin që shpesh po i bëhet Shqipërisë si...

Lajme të tjera

Web TV