E rëndë në Delvinë/ Gjendet pa jetë nga familjarët 68-vjeçari, dyshimet e para

Një person i pajetë është gjetur ditën e sotme në Delvinë.

Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për një 68-vjeçar, i cili është gjetur i vdekur nga familjarët e tij në banesë. Paraprakisht dyshohet për vetëvrasje në kushte depresioni, pasi pranë trupit të viktimës u gjet dhe një armë gjahu.

Njoftimi i policisë:

Delvinë/Informacion paraprak

Më datë 29.07.2022, rreth orës 11:40, në një përrua, në vendin e quajtur “Gropa e Zilfos”, Delvinë, është gjetur i pajetë nga familjarët, shtetasi V. A., 68 vjeç, banues në Delvinë. Dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë në kushte depresioni, me një armë gjahu që u gjet pranë trupit të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.