Berisha “hap” dosjen, spiuni është Murati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha e quajti sajesë të Ramës dhe Autoritetit të Dosjeve dyshimin se ish-presidenti Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Berisha u shpreh se e kishte dosjen dhe sipas tij I.M që dyshohet si bashkëpunëtor i Sigurimit famëkeq është Ilir Murati dhe jo Ilir Meta. Gjithashtu kreu i PD-së konfirmoi se me Metën do të ketë koalicion në zgjedhjet lokale dhe se do të bashkëpunojë në betejën kundër qeverisë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar kryetaren e Parlamentit Lindita Nikolla dhe kryetaren e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula se “kanë lejuar të keqpërdoren” nga kryeministri për të “trilluar” se ish Presidenti Meta ka dosje në Sigurimin e Shtetit. “Këto dy zonja po mos mirrnin përsipër të merrnin rolin e të keqpërdorurave in ekstremis politikisht nga Rama kishin tagër të orientonin qytetarin shko në gjykatë hidhe Ilir Metën në gjyq por nuk u interesonte kjo se u dilte që Filip Talen nuk e kishte persektuar Ilir Meta por ishte një I.M…ndaj ky është fund e krye një turp i Ramës. Një përpjekje për të keq përdorur SHISH kundër kundërshtarëve politikë nga Rama”tha Berisha. Me tj ai shtoi se e kishte parë dosjen dhe shqyrtuar me imtësi, duke nxjerrë një tjetër emër, madje si të personit që ishte denocuar, ashtu edhe të denocuesit, duke i zbuluar edhe identitetin e plotë. “Cilido që lexon, e-mail e ka të qartë se I.M është Ilir Murati nga Librazhdi dhe Filip Tale është nga Librazhdi dhe s’ka asnjë lidhje me Ilir Metën. Këtë e kanë ditur. Rama ka keqpërdorur në mënyrën më të shpifur qoftë kryetaren e Autoritetit qoftë Linda Nikollën. Mund t’u them se në dokumentin që Genta Sula i drejton Nikollës, akuzon Ilir Metën për bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Një akt i pashembullt”, tha Berisha.

Bashkëpunimi PD-PL…

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë do të jenë bashkëudhëtare drejt zgjedhjeve të ardhshme ku do të mbahen zgjedhjet vendore. Të paktën kjo është konfirmuar nga deklaratat e të dyja palëve, të cilët duan të rrëzojnë Edi Ramën. Në konferencën për shtyp të kësaj të premteje, kreu i PD, Sali Berisha i ka thënë një përgjigje pyetjes për bashkëpunimin me ish-presidentin Ilir Meta. Berisha u shpreh se do të ketë një bashkërendim të fuqishëm opozitar, ndërsa theksoi se takimet janë të mundshme në çdo kohë. “Me Metën jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe besoj se edhe kur ai ishte president, kryetarja e partisë ishte në protestë me frontin e shpëtimit të vendit. Takimet janë të mundshme në çdo kohë. Do të ketë një bashkërendim të fuqishëm në aktivitetin opozitar me Partine e Lirisë”, tha Berisha. Sali Berisha është shprehur se nëse do kishte qenë në krye të PD në zgjedhjet parlamentare më 25 prill, kryeministri Edi Rama do ishte larguar nga pushteti brenda javës. Ish-kryeministri u shpreh i vendosur se PD është e vendosur “të sakrifikojë dhe të bëjë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë”, duke shtuar se Rama do mundet. “Parlamenti iu është bërë ferr, Rama lëshon gojën në parlament në mënyrë të paimagjinueshme. PD është e vendosur të sakrifikojë dhe të bëjë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë. Bëj atë që them. Nëse do kisha qenë në krye të PD, Rama s’do ishte kurrë në pushtet, të bënte atë që bëri ai në prill brenda javës do largohej nga pushteti. Çështja e votës është jetike për shqiptarët jua garantoj këtë, ku është zotimi im numër 1 më i rëndësishme para shqiptarëve. E kuptoj që janë shumë që e shesin dhe nuk votojnë, por do bëj ca mundem që të numërohet çdo votë. Siç fitoi Rama në 2013 dhe u numëruan votat. Do mundet dhe është i pashpresë, do bëjmë gjithçka që kjo kalbësirë të shembet sa më parë”, tha Berisha.

100 vjet marrëdhënie

Sali Berisha tha se u ndje i privilegjuar që nuk ishte ftuar në festën e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. “Zonja Kim, duke mos më ftuar, më nderoi. Kjo për faktin se ajo, me qëndrimet e saj, ka dëmtuar më shumë, bashkë me Edi Ramën, dhe mafien e George Soros, më shumë se kushdo tjetër perceptimin dhe imazhin e shkëlqyer që kanë pasur shqiptarët për SHBA. U ndjeva i privilegjuar që unë nderova ngjarjen mes mirditorëve, shqiptarët më tradicionalë të të gjitha trojeve. Figura si Edi Rama dhe Taulant Balla turpërojnë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Berisha.

Kriza e energjisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë se po abuzon me krizën energjetike, duke vjedhur. Ai paralajmëroi Kryeministrin Rama që, nëse çmimi i energjisë rritet, atëherë do të ketë protesta masive. “Nëse guxon të rrisësh çmimin për konsumatorin, do të përballesh me revoltën më të madhe popullore që ka njohur. U bëj thirrje qytetarëve të përgatiten me të gjitha mundësitë, ndaj këtij njeriu që është i aftë të bëjë gjithçka kundër jush, vetëm për të pasuruar veten, familjarët dhe rrethin e tij. Edi Rama mos luaj me çmimin e energjisë, përndryshe, PD do të organizojë një nga revoltat më të fuqishme që ka parë ndonjë vend. Po tejkalohet çdo lloj limiti. Edhe tani po i zbrasin digat”, tha Berisha. Ai tha se Shqipëria, vitin e fundit ka prodhuar 2 terravat energji më tepër se sa konsumon. “Kryetemë e takimit me ju është kërcënimi që Edi Rama u bën qytetarëve shqiptarëve për ndërprerjet e energjisë dhe rritjen e çmimit të saj për konsumatorët. Sipas tij, kjo do të ndodhë sepse çmimi i energjisë elektrike në bursë ka arritur në 600 euro dhe Gjermania ka ndërprerë ujin e ngrohtë në shkolla. Para se të komentoj këto deklarata të tij, dua të sqaroj shqiptarët se falë hyrjes në prodhim të kaskadës së Devollit, kaskadës së Fanit dhe mbi 50 HEC-eve të tjera, Shqipëria ka prodhuar në vitin 2021, rreh 90 terravat apo 8,9 terravat energji elektrike, prodhimi saj rekord që se ka pasur kurrë më parë. Pra, Shqipëria jo vetëm që nuk ka pasur mungesë të energjisë elektrike, por ka pasur një tepricë të mirë prej së paku 2 terravat eksport”, tha Berisha.

Ligji për dosjet/ Berisha: Jam e do të mbetem për Lustracion

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur mediave lidhur me ndryshimet e propozuara djet nga PS, në ligjin për dosjet e ish Sigurimit të Shtetit. “Kam qenë, jam e mbetem për lustracionin, por ka qenë Edi Rama që zgjodhi modelin gjerman. Nëse e keni dëgjuar, me mburrje thoshte se ne i hapëm dosjet e Berisha Jo. Gënjeshtër. Është e vërtetë që dosja hapej për ato që kandidonin, por edhe për këdo që donte të shihte dosjen e tij. Pazar me dosjet nuk mund të bëj. Ka sanksione e direktiva nga Strasburgu. Autoritetet gjermane, kanë të njëjtin model, por pa lustracionin.” u shpreh Berisha. Më herët ish kryeministri, bëri një historik të ecurisë së këtij ligji në parlament, ndërsa akuzoi qeverinë e Edi Rama, s’e hoqi lustracionin me ardhjen në pushtet. “Në 1995 këtu është miratuar ligji i lustracionit. Sali Berisha e ka përkthyer dhe e kaluar në parlament. Ai ligj kishte lustracionin, pengohej gjithë piramida e persekutimit të shqiptarëve. U zbatua. Meta mori certifikatën, që po të mos e meritonte s’mund ta merrte kurrë. Socialistët erdhën në pushtet, ligjin e mbajtën hoqën lustracionin. Erdhëm në pushtet në 2008 dorëzova të njëjtin ligj, e votuam përsëri lustracion. Ligjin e rrëzoi kushtetuesja. Për mendimin tim, në mënyrë të padrejtë. Në 2015 përsëri PD dërgoi amendamentet e lustracionit, Rama dhe PS i kundërshtoi kategorikisht. Tani, po të mos ishte Rama kishte një shteg ligjor të plotë. Cili ishte? Nëse ligji i lustracionit nuk ekziston, ekziston ai i dënimit të krimit komunist. Cdo qytetar ka të drejtë të çojë në gjykatë persekutorin e tij. Këto zonja po të mos keqpërdoreshin, kishin në tagër të orientonin qytetarin të shkonte në gjykatë.” tha Berisha.

Lexo edhe :  Një shqiptar merr "Djallin", nis epoka e Igli Tares te Milani

Dosjet e Sigurimit/ PS dhe gjysma e PD-së kërkojnë ndryshime ligjore

Partia Socialiste depozitoi dje në Kuvend propozimin për ndryshimin e ligjit për të Drejtën e Informimit për Dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit, pas debatit të krijuar prej ditësh rreth dyshimit se ish-presidenti Meta ishte bashkëpunëtor. Gjithashtu edhe “Grupimi Basha” i PD-së depozitoi draftin ku kërkon deklasifikimin e të gjithë dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit për vitet 1944-1991.

Dërgimi i emrit të Ilir Metës në Parlament ka vënë në lëvizje mazhorancën qeverisëse për të kërkuar ndryshime ligjore për tu njohur me dosjet e Sigurimit të Shtetit. Nisur nga shkresa e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) drejtuar Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë më date 26.07.2022 lidhur me shqetësimet mbi pastërtinë e figurës së personave të zgjedhur apo të emëruar, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë ka vendosur të depozitojë dje pranë Kuvendit nismat ligjore për ndryshime të Ligjit funksional nr 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialistë të Shqipërisë” të ndryshuar si dhe të Ligjit nr. 10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar. PS është ende e bindur se Presidenti Ilir Meta ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit. Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka në një deklaratë për mediat tha se zbardhja e së vërtetës për personat që ushtrojnë detyra shtetërore dhe ata që kanë pasur dhe kanë detyra të larta shtetërore është një domosdoshmëri për të dënuar krimet e të kaluarës. Socialistët theksojnë se për t’u siguruar që historia të mos përsëritet, duhet që bashkëpunëtorët e sistemit të mëparshëm të mos të kenë mundësi të jenë pjesë e vendimmarrjes i çfarëdo niveli qoftë ai. Dy nismat tona ligjore konsistojnë në krijimin e shtratit ligjor për verifikimin e subjekteve pavarësisht nëse kanë ose jo një certifikatë të mëparshme pastërtie nën dritën e fakteve dhe të vërtetës si dhe për verifikimin e të gjitha subjekteve që zgjidhen apo emërohen në poste publike mbi pastërtinë e figurës së tyre, sipas Bushkës. “Rastet flagrante dhe shqetësuese të pasqyruara në shkresën informuese të Autoritetit drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ku figura të rëndësishme të shtetit të pajisur me Certifikatën e pastërtisë së figurës në fakt rezultojnë në dokumentet e krijuara të ish-Sigurimit të Shtetit, kërkojnë një adresim dhe reagim të menjëhershëm”, thotë PS. Mazhoranca qeverisëse ka kërkuar transparencë të plotë, duke këkruar edhe ndryshimin e ligjit me qëllim zbardhjen e të vërtetës. “Transparencë e plotë për këto raste duhet të kryhet dhe pengesat apo boshllëqet në legjislacionin ekzistues duhet të adresohen me qëllim zbardhjen e të vërtetës sipas vlerave demokratike të drejtësisë si përgjegjësi për brezat e ardhshëm por mbi të gjitha detyrim për ata që vuajtën nën regjimin e kaluar. Dy nismat tona ligjore konsistojnë në krijimin e shtratit ligjor për verifikimin e subjekteve pavarësisht nëse kanë ose jo një certifikatë të mëparshme pastërtie nën dritën e fakteve dhe të vërtetës si dhe për verifikimin e të gjitha subjekteve që zgjidhen apo emërohen në poste publike mbi pastërtinë e figurës së tyre”, thuhet në kërkesën e depozituar pranë Kuvendit të Shqipërisë. Por edhe PD, me një grup deputetësh që njihen si “Grupimi Basha”, kanë paraqitur një tjetër draft duke kërkuar që të deklasifikohen të gjitha dosjet e Sigurimit në periudhën 1944-1991. Deputeti Kreshnik Çollaku tha në një konferencë për shtyp se “31 vite pas rënies së regjimit komunist, qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të mësojnë të vërtetën e asaj që ishte diktatura më e egër dhe më cnjerëzore, jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por edhe të Evropës e më gjërë. Sipas tij, zbardhja e plotë e së vërtetës lidhur me atë që ishte dhe përfaqësonte regjimi komunist nuk mund të kuptohet pa zbardhur atë pjesë të historisë që ishte ana më e errët e saj, pikërisht Sigurimi i Shtetit. “Kjo strukturë përfaqësonte frikësimin, dhunën dhe terrorin që shteti diktatorial kërkonte të depërtonte në mendjen e cdo qytetari shqiptar, për të parandaluar cdo lloj përpjekje kundërshtie apo revolte”-theksoi Çullaku.

Meta: Të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe personale personat e përfshirë

Ish-presidenti Ilir Meta foli prerë gjatë komunikimit me gazetarët këtë të premte në lidhdje me spekulimet se politikani I.M. pjesë e dosjeve të ish-Sigurimi të Shtetit në kohën e komunizmit ishte ai. Ai u shpreh se të gjithë personat e përfshirë në këtë skenar do të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe personale. “Jam i sigurt që qëndrimi edhe i deputetëve të Partisë së Lirisë, ka qenë dhe do të jetë transparencë e plotë për cilindo që ka qenë bashkëpunëtor i shtetit i favorizuar apo gjithçka tjetër dhe absolutisht që partia e lirisë është në krye të betejës për të shembur këtë sistem të kkalbur të shantazhit që për të spostuar vëmendjen nga grabitja e llahtarshme që po i bëhet vendit”, tha Meta. Ai tha se është një përgjegjësi e madhe e Autoritetit tashmë të konfirmuar “si manipulim kriminal të dosjeve që po qarkullojnë emra në publik të cilët dikur kanë qenë 19 vjec dhe sot i kanë nga 20 vjec fëmijët e tyre sepse autoriteti është një institucion që jo vetëm duhet të zbatojë ligjin por duhet të kujdeset që të mos rilëndohen viktimat e asaj periudhe për shkak të sigurimit të shtetit. Autoriteti e di më mirë se kushdo që ilir rexhep metaj jo vetëm që s’ka qenë bashkëpunëtir i shtetiti se kjo është vërtetuar që në ohën e të madhërishmit Sali Berisha. E dinë shumë mirë se kush ka qenë bashkëopunëtori në rastin konkret sepse ndodhet në dy dosje”. Po ashtu ai tha se kushdo që e ka orkestruar këtë skenar, e dinë se s’kam jetuar ndonjëherë në konvikt dhe nuk kam patur mundësi të spiunoj ndonjë shok. “Që 1 vjec ka ardhur në Tiranë dhe nuk ka jetuar asnjë ditë në konvikt. I ndjekuri i cili është ndaluar dhe kërcënuar nga sigurimi këtë cështje nuk e ka diskutuar asnjëherë me ilir Metën, se Ilir Meta s’kishte plan të arratisej. Autoriteti i di këto shumë mirë. Autoriteti do mbajë përgjegjësi ligjore për këtë shkelje të rëndë që ka bërë. Do mbajnë edhe përgjegjësi individuale personat e përfshirë, dhe ne i dimë shumë mirë kush. Autoritet e kishte shumë të lehtë, sepse Ilir Meta në cdo rast ka firmosur një kërkesë për t’u verifikuar dhe ka bërë të qartë se nuk ka qenë  bashkëpunëtor I Sigurimit dhe Autoriteti kishte të drejtë ta padiste Metën për mashtrim. Ky rast tregon se sa kriminale është banda në pushtet”, tha Meta.

Të fundit

Miley Cyrus zbulon problemin shëndetësor që e mbajti sekret!

Miley Cyrus gjatë një interviste të mërkurën në “The Zane Lowe Show” foli për frikën shëndetësore me të cilën...

Shqipëria voton Francën për të udhëhequr Rrjetin Evropian të Inspektimeve të Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të RESIJ, Rrjeti Evropian i Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë, ku...

Droni i Policisë kap ‘mat’ 28-vjeçarin në Thumanë duke u kujdesur për serën me kanabis

Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur në Thumanë të Krujës, në kuadër të megaoperacionit kombëtar anticannabis të koduar “Koordinata”. Përmes një njoftimi,...

Si e kam njohur unë Artan Lamen

Ulsi Manja Nuk shkruajta dje, me shpresën se mos Zoti do bënte mrekullinë e dytë – pas asaj të parës në vitin 2016 – por...

E rëndë në Tiranë/ Italiani ndërron jetë pas ndërhyrjes në një klinikë dentare

Një 63-vjeçar Italian ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm dhe shkaku dyshohet të ketë lidhje me një ndërhyrje kirurgjikale që ai kishte bërë më...

Lajme të tjera

Web TV