Fluks i madh me turistë në pikat e kalimit kufitar në Rinas dhe Kakavije

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëpërmjet aeroportit të Rinasit, gjatë orëve të para të mëngjesit e deri tani kanë hyrë 23.000 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Në Rinas po punohet me sportele të shtuara dhe nuk ka probleme deri në këto momente.

Policia Kufitare ka marrë të gjitha masat për të eliminuar vonesat, duke shtuar në maksimum sportelet në hyrje. Fluks i madh edhe në Kakavije, ku gjatë orëve të paradites së sotme, kanë hyrë rreth 6000 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Policia Kufitare e Kakavijës ka koordinuar veprimet me palën greke, e cila ka shtuar gjithashtu sportelet.  Aktualisht në Kakavijë, nga pala greke punohet me 4 sportele dhe ka një numër shumë të vogël automjetesh që janë në pritje për përpunim.

Policia Kufitare në të gjitha pikat e kalimit  në hyrje dhe në dalje, ka marrë masa duke shtuar sportelet në maksimum, si dhe vijon bashkëpunimi me homologët që lëvizja të jetë e njëtrajtshme si në hyrje, ashtu edhe në dalje, në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Të fundit

Nga Boris Johnson, Daily Mail Epo, ky ishte episodi më i shëmtuar që shkaktoi të vjella në të gjithë historinë...

“Putini nuk do paqe”, Macron: Do të paguajmë një çmim të lartë nesër nëse tregojmë dobësi

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur pesimizëm në lidhje me qëllimet e Rusisë përpara bisedimeve vendimtare në Uashington ditën e nesërme. "Më pyesni nëse besoj se Putini dëshiron paqe. Mendoj se...

Zjarr në një servis automjetesh në Patos, tymi mbulon zonën

Pjesa e pasme e një servisi automjetesh është përshirë nga flaket disa minuta më parë pranë vendit të quajtur “Kthesa e Patosit”. Në vendngjarje kanë...

Tendencat digjitale në Shqipëri/ Çfarë aplikacionesh po përdoren më shumë?

Prej disa muajsh, në Shqipëri po shfaqet një tendencë e qartë për aplikacionet më të shkarkuara, duke reflektuar edhe preferencat në rritje të shqiptarëve...

Fluks rekord udhëtarësh në Portin e Durrësit gjatë gushtit

Porti i Durrësit po përjeton një nga periudhat më intensive të këtij sezoni veror, me një fluks të lartë udhëtarësh dhe automjetesh që hyjnë...

Lajme të tjera

Web TV