Rama shfaqet në krah të kryenegociatores dhe jep porositë: Ju pret një sfidë e re në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me ekipin e negociatave me Bashkimin Europian, ku ka prezantuar për herë të parë në publik, kryenegociatoren e re, Majlinda Dhuka.

Ai iu bëri me dije grupit të negociatorëve se tashmë i pret një sfidë e re dhe se në Bruksel duhet të flitet për këmbëngulje. Po ashtu ai u ndal dhe te emërimi i Dhukës në krye të këtij posti.

“Dua që në Bruksel Skuadra shqiptare të krijojë një përshtypje pozitive. Dua që në Bruksel të flitet për këmbënguljen dhe kapacitetet e punës së skuadrës shqiptare.

Pjesën e madhe tuajën kam pasur mundësinë që t’i njoh. Sfida është komplet e re, Është me rëndësi që të theksoj këtu se vendosja e kryenegociatores së re nënvizon ndryshimin e natyrës së marrëdhënieve mes nesh dhe BE, përmes kryenegociatorit si urë. Mazi bëri një punë të lavdërueshme, diplomatike, duke qenë një krah i rëndësishëm në këtë proces, deri në momentin kur u vendos që negociatat të hapen formalisht. Më bëri përshtypje dikush kur doli emri i kryenegociatores, se ‘s’më doli në gogle’. Ka shumë njerëz në administratën tonë që s’i gjen në gogle por që pa ta nuk do të funksiononte administrata jonë. Janë pjesë e palcës së shtetit. ”, tha Rama.

“Është me nevoje që secili prej jush të ketë vizionin e të tërës dhe të shoh shtrirjen e hartës në legjislacionin europian dhe ecurinë e problematika. Me rëndësi është që të krijohet dhe sensi i skuadrës. Të gjithë opinionet e përveçme na çojnë në një rezultat, sipas asaj që jemi në gjendje të japim. E kemi ne në dorë pjesën tonë. S’e kemi në dorën pjesën tjetër, por nga ne varet shumë se sa shpejt ecim”, tha kryeministri.

Të fundit

Lajmi i fundit: Rama do të vizitojë SHBA-në pas tri ditësh!

Gazetari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Robert Papa, bëri të ditur se sipas burimeve të tij, kryeministri...

Inflacioni ra, por çmimet mbeten të larta! Veza, luks për shqiptarët

Në tregjet shqiptare, muajin që lamë pas, çmimet u tërhoqën paksa. Statistikat tregojnë se inflacioni në maj ra me 0.3% krahasuar me prillin. Por nëse...

Ndeshja me Letoninë, Sylvinho në konferencë: Ka nisur numërimi mbrapsht

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka vlerësuar punën që ka bërë kolegu i tij te Letonia, skuadër me të cilën Shqipëria do të ndeshet të...

 “The Gold”, sezoni i dytë – Një dramë britanike mbi milionat e vjedhura

Nga Rebecca Nicholson Në fund të sezonit të parë të The Gold, oficerët e skuadrës së njohur Flying Squad të policisë metropolitane kuptuan se, përkundër...

Lamine Yamal bëhet lojtari më i shtrenjtë në botë, nuk do ta besoni sa kushton ai sot

Lamine Yamal ka zyrtarisht statusin e futbollistit më të kushtueshëm në botë. Transfermarkt është sajti më i njohur në botë për vlerësimin e lojtarëve...

Lajme të tjera

Web TV