Dua Lipa e përlotur pas pjesëmarrjes në ‘Lollapalooza’: Moment historik për mua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa e konsideroi performancën e saj në “Lollapalooza” si një moment historik në karrierën e saj. Plot 120 mijë persona kënduan dhe kërcyen me këngëtaren me origjinë shqiptare duke i falur asaj një nga mbrëmjet më të paharrueshme.

Në një reagim në rrjetet sociale, artistja me origjinë shqiptare shkruan se performanca e saj e parë në Festival ishte në 2016 e se kishte shpresuar të rikthehej sërish.

“Nata e kaluar ishte një moment historik për mua në karrierën time dhe unë jam përpjekur të gjej fjalët gjatë gjithë mëngjesit. Jam shumë mirënjohëse për çdo hap në këtë rrugëtim që më solli këtu në këtë moment – të jem në gjendje ta bëj këtë shfaqje për ju. Faleminderit të gjithëve që besojnë në mua mjaftueshëm për të më vendosur në këto skena. Unë nuk do ta harroj kurrë ‘Lollapaloozën’ time të parë në Çikago më 29 korrik 2016. Kisha këtë dëshirë të vazhdoja të kthehesha dhe të shihja turmën të rritet pak më shumë Ky është viti im i tretë në Lolla dhe performanca ime e 5-të këtu, nuk do të mund të kisha bërë asnjë nga këto pa grupin tim të jashtëzakonshëm, këngëtarët e mi, kërcimtarët dhe ekipin tim që japin zemrat e tyre natë pas nate. Jam e nderuar që mund të ndaj skenën me ju të gjithë dhe t’ju shikoj duke shkëlqyer. Unë jam shumë krenare dhe e lumtur, nuk mund të kërkoja diçka më të bukur. E mbushur me dashuri dhe mirënjohje. Faleminderit Chicago! Me lot gëzimi!”’- shkruan Dua.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

‘Lollapalooza’ është një festival vjetor muzikor katër-ditor që mbahet në ‘Grant Park’ në Çikago.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV