Rama në inaugurimin e terminalit të ri në Rinas: Nga nesër lexim dixhital i pasaportave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në inaugurimin e terminalit të ri në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

Kryeministri Rama tha se duke nisur nga dita e nesërme për të gjithë qytetarët që disponojnë një pasaportë shqiptare, atë të Britanisë së Madhe, të vendeve të BE, të SHBA-së dhe Kanadasë, do të ketë lexim dixhital të pasaportës, ndërsa për qytetarët e vendeve të tjera leximi do të vijojë të jetë manual.

Ai tha se ky proces i ri teknologjik do të sjellë shmangien e radhëve që ka qenë një “sëmundje kronike” në aeroport.

Është një investim i mirëseardhur për shkak se aeroporti po përballej me një presion të jashtëzakonshëm për shkak të rritje së numrit të pasagjerëve. Sot ky terminal i ri i ndërtuar në kohë rekord i munguar për shumë vitesh për shkak të një marrëveshjeje të mëparshme i trashëguar, por edhe për shkak të një kompanie të huaj e cila nuk i qëndroi korrekt detyrimeve, as për terminalin e ri, as për zgjatimin e pistës, as për krijimin e një vendqëndrimi të ri për avionët, as për hapësirat e nevojshme të parkimit, as për procesimit cilësore, të gjitha këto që sot po i shohim dhe po i prekim drejtpërdrejtë dhjetëra mijëra pasagjerë që hyjnë dhe dalin në këtë aeroport. Sot është vënë në punë dhe sistemi i ri teknologjik i leximit të pasaportave në hyrje, falë ndërhyrjes së Ministrit të Policisë së shtetit dhe kompanisë. Nga nesër besoj të gjithë qytetarët shqiptarë me pasaportën shqiptare që do t6ë vijnë në Rinas nuk do të kenë më një lexim manual të pasaportës me punonjësit e policisë që i shikojnë në sy, por do kalojnë në barrierën dixhitale me leximin dixhital të pasaportës një proces që zgjat më pak se gjysmë minuti, gjë që do të lexojë shumë, e njëjta gjë do të vlejë edhe për qytetarët që kanë pasaportë ët SHBA, Britanisë së Madhe, BE dhe Kanadasë, për të tjerët do të ketë lexim manual të pasaportës”, tha Rama.

Të fundit

“Zgjedhjet ishin të konkurueshme”/ Flet analisti: Polarizimi e ka emrin Sali Berisha

Analisti Arben Meçe komentoi qëndrimin e ndërkombëtarëve lidhur me zgjedhjet e fundit elektorale në vend. I ftuar në një...

S’janë fëmijët e Danimarkës ata që se përballojnë debatin për Gazën. Janë politikanët

Duke ndaluar një debat shkollor mbi sovranitetin palestinez, udhëheqësit tanë kanë zbuluar se çfarë vendi po bëhemi Rune Lykkeberg* Në Danimarkë, na pëlqen të mendojmë se...

Etna, vullkani spektakolar 3500 vjeçar me 200 shpërthime por pak viktima

Faqja e njohur elektronike që i përket revistës italiane “Fokus”, ka postuar një shkrim për shpërthimin e vullkanit Etna, me këtë titull: “Shpërthim spektakolar...

Drejtori i Policisë së Shtetit, konferencë rajonale të INTERPOL-it në Athinë

Kompleksiteti në rritje i krimit ndërkombëtar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, në Konferencën e 52-të Rajonale Evropiane të...

Përfshihet nga flakët Fakulteti i Bujqësisë, studentët në panik evakuohen me shpejtësi

Pak pas orës 10:00 në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Tuscias në Viterbo, shpërtheu një zjarr i fuqishëm. Si pasojë, studentët, mësuesit dhe...

Lajme të tjera

Web TV