Tensionet në veri të Kosovës, NATO: KFOR-i po monitoron nga afër situatën

NATO ka reaguar lidhur me gjendjen e sigurisë ne veri të Kosovës, duke theksuar se KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë.

 “KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Nën mandatin e OKB-së, KFOR-i mbetet fuqimisht i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt”, shkruhet në Twitter.