Arben Kingji kreu i ri i Forcave të Armatosura/ Yuri Kim: Pres me padurim…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka uruar Shefin e ri të Shtabit të Forcave të Armatosura Shqiptare, Arben Kingji i cili u dekretua sot nga presidenti Bajram Begaj.

Me anë të një postimi në Tëitter, ambasadorja Kim u shpreh se po pret me padurim vijimin e punës për forcimin e bashkëpunimit ushtarak me Shtetet e Bashkuara.

“Urime BG Arben Kingji për emërimin e tij në detyrën e Shefit të Mbrojtjes së Forcave të Armatosura Shqiptare. Ne mezi presim të punojmë me të për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit ushtarak me Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë si aleatë të NATO-s, ndërsa mbrojmë paqen dhe sigurinë në rajon dhe në mbarë botën”, ka shkuar ajo.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Gjeneral Brigade Arben  Kingjit, i cili mbante detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore.

Gjeneral brigade Arben Kingji ka drejtuar deri më sot Forcën Tokësore të FA dhe më herët ka mbajtur detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjeneral brigade Arben Kingji ka ushtruar edhe detyra të tjera si ajo e atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Rumani. Me herët ai ka qenë edhe komandant i Policisë ushtarake. Ka kryer Kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë.

Gjeneral brigade Kingji ka mbajtur detyrën e komandantit të kontingjentit në disa misione në Afganistan e Irak.

Në vitin 2016 ai përfundoi edhe studimet për drejtësi në Winsdom University. Për kontributet e tij në Forcat e Armatosura, gjeneral brigade Arben Kingji është nderuar me disa medalje. Ai mban edhe medaljen e Artë të Shqiponjës, dhënë nga Presidenti i Republikës.

Gjeneral Brigade Arben Kingji zëvendëson në këtë detyrë Bajram Begajn, i cili u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë.

Të fundit

Prania e OSBE në Tiranë trajnim për 45 punonjës të burgjeve, mbi të drejtën e votës

Më 24 prill 2025, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim...

Dumani, Çela dhe Celibashi takim me ambasadorët

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 Majit, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, së bashku me kreun e SPAK Altin Dumani dhe atë...

Rrugëtimi i mëmësisë së Jorida Tabakut, ja frazat që e bëjnë më shumë krenare

“Mami” dhe “gocë Tirone” janë dy nga frazat që e bëjnë më së shumti krenare Jorida Tabakun. Duke u ndalur tek e para si...

“Jeta e tij ishte si një poezi”, Meshë për Papa Françeskun në Katedralen e “Shën Palit”

Një meshë në nder të Papa Françeskut po mbahet pasditen e sotme në Katedrale e “Shën Palit”, këtu në kryeqytet. Të gjthë besimtarët janë bashkuar...

Motori përplaset me fugonin e mallrave, mbetet i lënduar një person

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Levan. Një motomjet është goditur nga një furgon mallrash dhe si pasojë e përplasjes...

Lajme të tjera

Web TV