Aksident në rrugën Rrogozhinë- Elbasan, humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Rrogozhinë- Elbasan pranë zonës së quajtur Bishti i Zhurit”.

Një makinë tip Benz Mercedes me targa shqiptare ka shkaktuar aksidentin teksa është përplasur me një makinë të tonazhit të rëndë.

Informacionet e para bëjnë të ditur se brenda automjetit ndodhen dy persona , të cilët kanë humbur jetën për shkak të përplasjes së fortë.

Mjeti ku udhëtonin viktimat është i shkatërruar plotësisht nën rrotat e kamionit.

Ndërkohë trupat e viktimave ndodhen ende në makinë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Panorma.al/