Tragjedia e Himarës/ Homazhe edhe në Elbasan, qytetarja: I erdhi keq gjithë botës…

Edhe në qytetin e Elbasanit qytetarët u mblodhën pasditen e sotme për të kryer homazhe për 7-vjeçaren Jonada Avdia që humbi jetën pasi u përplas nga një skaf, ndërsa ishte bregun e plazhit të Potamit, Himarë.

Me lule dhe qirinj, qytetarët në qendër të Elbasanit përcollën keqardhjen e tyre për rastin e rëndë.

“I erdhi keq gjithë botës për atë, lë më nënës e babait”, tha një qytetare.

Kujtojmë se paralelisht në Tiranë po mbahet një protestë përpara Ministrisë së Brendshme për ngjarjen e 2 gushtit.