Ushtria serbe në gatishmëri, inspektohen trupat pranë kufirit me Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviç, me bashkëpunëtorët e tij më të afërt, ka vizituar sot pjesën e Ushtrisë serbe të angazhuar në kontrollin e Zonës së Sigurisë Tokësore dhe sigurinë e vijës kufitare me Kosovën.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, “gjenerali Mojsiloviç ka inspektuar nivelin e gatishmërisë luftarake të Forcave të Armatosura të Serbisë në zonën e bazave ushtarake ‘Tabalije’ dhe ‘Rudnica’ dhe aftësinë e tyre për të reaguar shpejt në rast nevoje dhe për të garantuar paqen dhe sigurinë në këtë pjesë të vendit”.

“Në dritën e ngjarjeve të fundit në ‘krahinën tonë jugore’ të shkaktuara nga lëvizjet e njëanshme të ‘institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë’, gjenerali Mojsiloviç shprehu kënaqësinë e tij për gatishmërinë e lartë luftarake të forcave të Forcave të Armatosura Serbe dhe faktin që Ushtarët dhe oficerët e angazhuar janë të gatshëm, të motivuar dhe të trajnuar për të kryer çdo detyrë të caktuar nga atdheu i Serbisë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, gjatë vizitës në bazat në Zonën e Sigurisë Tokësore, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura shoqërohej nga gjeneralë që janë në pozita të larta në hierarkinë e ushtrisë serbe.

Gjatë ngjarjeve të ndodhura në veri të Kosovës, përkatësisht në kufirin Kosovë-Serbi pas paralajmërimeve nga Qeveria e Kosovës se që nga 1 gushti, do të niste zbatimi i reciprocitetit me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet, ishte raportuar se presidenti serb Aleksandar Vuçiç kishte vizituar Shtabit të Përgjithshëm në Bajnicë, në lidhje me “marrjen e një vendimi për të reaguar ndaj tensioneve të krijuara në veri të Kosovës”.

Mirëpo, Thomas Theiner, një ish-anëtar i ushtrisë italiane dhe “ekspert për çështje të Luftës së Ftohtë” dhe strategjisë së mbrojtjes së Aleancës, një ditë pas zhvillimeve në veri të Kosovës, ku serbët vendosën barrikada, duke kundërshtuar masën e reciprocitetit, ka thënë se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka marrë një mesazh të qartë nga NATO, përmes një oficeri të Shtabit të Përgjithshëm të dielën në mbrëmje.

Lexo edhe :  Berisha skenar të ri për humbjen/ Rama bleu vota me 450 leje për bandat e narkotrafikut!

“Mendoj se oficerët e Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë mbrëmë i kanë shpjeguar presidentit Vuçiç se nëse ai guxon të sulmojë Kosovën, aeroplanët luftarakë të NATO-s do të reagojnë brenda pak orësh”, ka shkruar fillimisht Theiner në Twitter.

Të fundit

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk...

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në tokë, ka shkaktuar reagime dhe...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Lajme të tjera

Web TV