Një darkë ideale në shtëpinë tënde?/ Këngëtarja shqiptare: Do e doja me Edi Ramën ose…

Këngëtarja kosovare Ana Kabashi ka folur në intervistë për jetën e saj profesionale dhe karrierën.

Ajo ka treguar se çfarë preferon, çfarë bën gjatë një dite dhe për planet e saj në të ardhmen. Kabashi ka treguar se në kohën e lirë i pëlqen të lexojë, e të gatuajë dhe pse në këtë të fundit siç tha dhe vetë, nuk është “shumë e mirë”.

Ajo është pyetur se cilët do të ishin të ftuarit e një darke ideale në shtëpinë e saj.

“Barack Obama, Edi Rama, Elon Musk, Jessie J, Jay Z, Marrilyn Monroe”, tha këngëtarja ndër të tjera në intervistën e saj.