Meta dhe Berisha “arratisen” nga Tirana, njëri në mal e tjetri në det

Dy liderët e opozitës janë “arratisur” nga zhurma e kryeqytetit këtë fundjavë.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta,  ka zgjedhur detin, ndërsa ai i Partisë Demokratike, Sali Berisha, malin.

Sali Berisha ka publikuar një foto në mal, krahas së cilës shkruan: “Mirëmëngjesi miq, ju uroj një të diel të mbarë”.

Ndërsa, Ilir Meta, krahas fotos së publikuar në det, shkruan: “Mirëmëngjesi miq! Uroj një të diel të freskët dhe ripërtëritëse për të gjithë”.