“Kapet” skema e shqiptarëve, shërbim taksi për drogën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shqiptarë, anëtarë të një bande të organizuar krimi, janë burgosur si pjesë e një rrjeti shpërndarësish droge të cilët operonin si “shërbim taksie” në Somerset.

Sipas mediave britanike, drejtuesi i kësaj bande, Fatlind Boshnjaku, ishte ai që udhëzonte shpërndarësit, duke përfshirë këtu edhe Ergys Aliajn në qindra vendndodhje në Taunton, Yeovil, Wellington, Martock dhe Stogursey.

Për një periudhë 6-mujore djemtë furnizuan me kokainë dhe heroinë përdoruesit lokalë. Ata mendohet se kanë fituar nga ky aktivitet i jashtëligjshëm pothuajse gjysmë milioni Paund.

Shqiptarët përdornin të ashtuquajturën “metoda e kodit postar” për të vendosur marrëveshjet për shitjen e drogës.

Ata u vunë nën përgjim. Mësohet se atyre u janë analizuar me qindra mesazhe telefonike. Dy të rinjtë dolën të premten e kaluar para gjykatës dhe u shpallën fajtorë për shpërndarje të drogave të klasit A.

Për Boshnjakun u vendos dënim me burg për 8 vite, ndërsa Aliaj u dënua me 2 vjet e katër muaj heqje lirie.

Sipas provave telefonike, pra mesazheve, mendohet se mes Tetorit 2020 dhe Marsit 2021, shqiptarët kanë realizuar 11 796 shitje droge.

Vlera totale e përfituar llogaritet 471 867 Paund. Klientët thjesht bënin kontakt me numrin e shpërndarësve. Më pas korrierit i jepej një vendndodhje dhe instruksionet se ku do të bëhej shpërndarja e drogës.

Pas kontrollit të linjave telefonike, ishte Boshnjaku. Ai kishte nën kontroll 4 persona, ndërsa ta edhe Aliajn. Boshnjaku siguronte akomodim dhe mjete për shpërndarësit e tij. Këta të fundit punonin si shërbim 24/7.

Avokati mbrojtës i Boshnjakut tha se ky i fundit kishte shkuar në Britani që në moshën 15-vjeçare për t’i shpëtuar dhunës.

Në moshën 21-vjeçare ai u braktis nga shërbimet sociale të shtetit britanik dhe për shkak të kësaj i hyri aktiviteteve të paligjshme.

Lexo edhe :  Franca lëshon urdhërarrest të ri për Bashar al-Assad

Ndërkohë Aliaj kur kishte kryer krimin kishte qenë 17 vjeç dhe kishte shkuar në Britani në mënyrë të paligjshme.

Por pavarësisht këtyre arsyetimeve gjyqtari i çështjes tha se aktiviteti ku ata ishin përfshirë ishte i sofistikuar dhe për këtë arsye i dënoi.

Të fundit

Elon Musk dhe trashëgimia e manjatëve në politikën amerikane

Biznesi ka qenë i ndërthurur me politikën amerikane që para themelimit të vendit. Pavarësisht që drejtuesit e bizneseve luajnë...

‘Nuk duhej të ishin ndjekur penalisht’, Presidenti Trump fal 23 protestues kundër abortit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nënshkroi faljen e 23 protestuesve kundër abortit të enjten, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në mesin e të...

Një tjetër moderatore do bëhet pjesë e BBV4, ja për kë bëhet fjalë

Moderatorja Krisa Çaushi do të bëhet pjesë e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania. Lajmi është konfirmuar nga burime ekskluzive për...

SPAK i dha leje për të udhëtuar jashtë, Sali Berisha tregon arsyet e vizitës në Gjermani

Kreu i PD Sali Berisha, në një intervistë dhënë për gazetarin ,Osman Stafa ka dhënë më tepër detaje rreth vizitës së tij në Gjermani. Berisha...

Virozat prekin grupmoshat pediatrike, fluks vizitash mjekësore në Korçë

Në repartin e pediatrisë të spitalit të Korçës është vërejtur një rritje e ndjeshme e fluksit të vizitave, që arrijnë deri në 60 raste...

Lajme të tjera

Web TV