“Mund të përfundojë në burg”, FBI ‘fundos’ Donald Trump pas kërkimit në rezidencë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Së fundmi, e ardhmja politike e Donald Trump është në rrezik, për shkak të një hetimi nisur nga FBI, në rezidencën e tij në Florida.

Ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump mund të ndalohet të mbajë poste publike nëse shpallet fajtor për keqpërdorimin e të dhënave të klasifikuara të Shtëpisë së Bardhë, pasi janë konfidenciale dhe janë marrë pa të drejtën e tij gjatë shpërnguljes nga Shtëpia e Bardhë.

Nëse kjo vërtetohet, atëherë saga ligjore do të jetë një zhvillim ‘bombastik’ që do të hidhte në tokë shpresat e tij për një rikandidim për postin e Presidentit në zgjedhjet e vitit 2024.

“Nëse Trump dënohet sipas këtij statuti federal, atij do t’i ndalohet të mbajë çdo detyrë, përfshirë zyrën e presidentit”, tha ish-prokurorja federale Neama Rahmani për DailyMail.com.

Rahmani,  president i avokatëve të Bregut Perëndimor tha se Trump ka të ngjarë të akuzohet sipas Kodit të SHBA-së, Titulli 18, Seksioni 2071, i cili përfshin fshehjen ose shkatërrimin e dokumenteve të qeverisë amerikane. Kodi thotë se kushdo që ‘fsheh, heq, gjymton, fshin ose shkatërron me dashje dhe në mënyrë të paligjshme, ose tenton ta bëjë këtë, ose, me qëllim për ta bërë këtë, merr dhe heq çdo procesverbal” mund të gjobitet dhe dënohet me një maksimum prej tre vite burg.

Rezidenca e Trump në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida u bastis nga FBI të hënën dhe aksioni thuhet se është pjesë e një hetimi të gjerë, por vetë ish-Presidenti nuk ka deklaruar në mënyrë specifike se çfarë po kërkonin agjentët federalë, por tha vetëm se shtëpia e tij ishte “nën rrethim dhe e pushtuar nga një grup i madh agjentësh”.

Të fundit

Ndërkombëtaristë, lum qeveria që ju ka!

Nga Ylli Manjani Ndërkombëtaristët nuk më zhgënjejnë asnjëherë. More edhe kur thua që kopjimi i neneve të caktuara nga ligje...

E rëndë në Dukat, qëllohen me armë 22 kuaj

22 kuaj janë qëlluar me armë tip çifte në zonën Dukat–Llogara në afërsi të zonës Gropat e Pirit, ku disa prej tyre kanë marrë...

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku asaj iu ofrua posti i...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

Lajme të tjera

Web TV