“Blejne toka në periferi dhe ndërtojne lagje ne Tirane”, për kë po paralajmëron Vangjeli?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një paralajmërim të fortë për zhvillimet në politikën shqiptare pas përfundimit të verës.

Vangjeli në shumë raste ka ‘qëlluar në shenjë’ me parashikimet e tij sa i përket zhvillimeve te bujshme në vend si në kornizën e politikës dhe jo vetëm. Edhe këtë herë analisti paralajmëron se ‘moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë duke nisur nga muaji shtator.

Në një analizë të publikuar ditën e sotme në Fjala.al, Vangjeli duke analizuar situatën aktuale politike dhe veçanërisht kryeministrin Rama në raport me opozitën , por edhe me njerëzit e tij, thekson se një pjesë e këtyre të fundit ndjejnë pasiguri për atë që do të sjellë vjeshta.

Një pjesë e konsiderueshme e tyre, siç thekson ai, “ka raporte frike me SPAK-un dhe ndjehen viktima të frazës së Ramës: “Përgjegjësia është individuale!”.

Po ashtu ndër të tjera Vangjeli thekson se “rrethi mbyllet vetëm kur produktet e veprës kriminale, edhe kur duket se janë larë e tharrë ligjërisht, të sekuestrohen e t’i kthehen publikut në formën e pasurisë publike. Mund të ndodhë që dikush të jetë shpallur apo edhe të shpallet fajtor me dosje gjyqësore që nuk bindin askënd, por nuk mbaron këtu.

Ka personazhe të cilëve shumëkush i numëron hektarët që blejnë me emra të afërmish në periferi të Tiranës, që planifikojnë ndërtime luksi në qendër të saj apo edhe inagurojnë komplekse hoteliere në jug të vendit duke rrezikuar të marë në qafë, dhe seriozisht kësaj here, jo vetëm veten, por edhe lavatricet e tyre të hekurta.”

Kjo frazë ngacmon menjëherë kuriozitetin e lexuesve dhe të gjithë pyesin veten se kush mund të jenë këta personazhe.

Lexo edhe :  Surpriza e samitit/ Çfarë është “Bisha” që bashkoi Trump dhe Putin

Gjithashtu Vangjeli bën edhe një krahasim të goditur të personazheve politikë me David Koperfildin, ku sipas tij “ka personazhe të tjerë që si iluzionisti i famshëm, e shndërrojnë një copë tokë sa një shami hundësh në një lagje të tërë banimi dhe në të njëjtën kohë, besojnë se e shndërrojnë edhe veten në ëngjëll hakmarrës në emër të së drejtës. Të tjerë, shumë të tjerë nga ata që e dinë edhe më mirë se vetë prokurorët se cfarë kanë bërë, janë në rradhë për të kaluar rradhën e llogarive të hapura”, duke ju referuar kështu politikanëve të cilët në qeveritë paraardhëse, u ka rënë fati të kenë vjehrrin kryeministër dhe këtë gjë e kanë shfrytëzuar maksimalisht.

Ndër të tjera, ajo që kuptohet qartazi tashmë është se zhvillimet që priten të ndodhin nga vjeshta e në vazhdim, do të jenë të bujshme. Këtë gjë e përforcon edhe Vangjeli në analizën e tij, i cili shkon në detaje edhe më konkrete me parashikimin.

“Me gjasë, në vjeshtë Rama do të dëgjohet më shpesh të thotë: “Përgjegjësia është individuale!”. Dhe kjo është shtysa që do t’ia cojë duart tek veshi i atyre që do të përcillen në SPAK kapur për veshi. Ka të drejtë edhe sepse edhe merita për triumfin e katërt të socialistëve në zgjedhje, kështu siç po rrjedhin ujërat nën urat e Lanës, do të jetë gjithmonë e më individuale.”, thekson ai.

Zhvillimet e paralajmëruara nga Lorenc Vangjeli pritet të ‘trazojnë ujërat’ në politikën shqiptare dhe ajo që ngelet të bëjmë për momentin është të presim dhe të shohim atë që do të ndodhë.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV