SHBA-ja zbulon komplotin e Teheranit: Një zyrtar iranian do të vriste John Bolton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka akuzuar një anëtar të Korpusit elitë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) në lidhje me një komplot në tentativën për të vrarë ish-këshilltarin për Siguri Kombëtarë në Shtëpinë së Bardhë, John Bolton.

Departamenti i Drejtësisë njoftoi më 10 gusht për akuzat kundër Shahram Poursafi, i njohur gjithashtu si Mehdi Rezayi, 45 vjeç.

Departamenti tha se ai “u përpoq të paguante 300.000 dollarë individë në SHBA për të kryer vrasjen” në Uashington ose në shtetin fqinj të Maryland.

Prokurorët thanë se komploti mund të vinte si hakmarrje për sulmin me dron të janarit 2020, që vrau Qassem Soleimani, i cili ishte kreu i Forcave elitare Quds të IRGC-së.Bolton, i cili shërbeu si këshilltar për Sigurinë Kombëtare gjatë presidencës së Donald Trump, falënderoi FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë për punën e tyre në zhvillimin për zbardhjen e çështjes.

Ai tha në një deklaratë se megjithëse nuk mund të thuhet shumë publikisht, “një pikë është e padiskutueshme: sundimtarët e Iranit janë gënjeshtarë, terroristë dhe armiq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. /REL

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV