Tirana e dyta pas Antalias për rritjen më të lartë të turizmit, Rama zbulon shifrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas thuajse 3 vjet rrugëtimi me analiza e debate, qeveria shqiptare ka mbyllur negociatat për ndërtimin e portit turistik të Durrësit. Në praninë e investitorit dhe zhvilluesit me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe kryeministrit Edi Rama, u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina”, që do të jetë porti më i madh turistik i Mesdheut.

Pasi foli për investimet, Rama u ndal edhe te turizmi, duke thënë se Shqipëria ka shënuar rritje këtë vit, teksa publikoi edhe shifrat.

Sipas Ramës, në një nga klasifikimet e bëra për rritjen më të lartë të turizmit, në gjithë zonën e Mesdheut, Tirana zë vendin e dytë pas Antalias.

“Jo më larg se sot unë kam marrë shifrat e këtij viti, që flasin më qartë se çdo fjalim, për vizitorët e huaj, duke përjashtuar vizitorët nga Kosova, që hyjnë të paregjistruar. Në qershor kemi pasur 604 mijë turistë, përfshirë dhe turistët nga Kosova. Sot kemi 876 mijë turistë të huaj, pasaporta të huaja, as të Shqipërisë, as të Kosovës. Në korrik kemi pasur 1.1 mln, sot kemi 1.4 mln pasaporta të huaja. Në këtë periudhë, 1 deri në 7 gusht, 411 mijë vjet, 482 mijë sivjet. Në një nga klasifikimet e bëra për rritjen më të lartë të turizmit, në gjithë zonën e Mesdheut, Tirana zë vendin e dytë pas Antalias”, tha Rama.

 

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV