“Si e kalove kaq lehtë?”, Delinda Disha flet e prekur për humbjen e binjakëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Para disa muajsh, aktorja e njohur Delinda Disha, humbi dy binjakët që ajo priste të sillte në jetë. Lajmin e trishtë, ajo e ndau me ndjekësit në Instagram dhe iu rikthye menjëherë punës dhe skenës.

Kjo ka bërë që ajo të duket tepër e fortë, gjë që i ka rënë në sy ndjekësve. “Si e kalove kaq lehtë situatën kur humbe bebushat? Duket sikur çdo gjë shkon shumë mirë”– i ka shkruar një prej tyre në një “mini-intervistë” virtuale që ajo ka zhvilluar me ta në Instagram.

Aktorja ka rrëfyer se atë periudhë nuk e ka kaluar mirë. Ajo ka shtuar se dhimbja e humbjes së binjakëve është një dhimbje që jeton me të.

“Nuk e kam kaluar mirë fare vuajta shumë. Është dhimbje që jeton me mua. Ishin 2. Jeta vazhdon kam Dasantinin, Eldon, familjen time, motrat, shumë njerëz që kanë nevojë për mua dhe dashurinë që i fal unë”- ka shkruar Delinda.

Këto ditë, aktorja ka shkuar në Egjipt për pushimet me familjen. Sakaq ajo është edhe nënë e një djali.

 

Të fundit

Ish-kandidat për kryepolic, kush është i ekstraduari Hajrulla Xhivini

Hajrulla Xhivini është ekstraduar ditën e sotme nga Gjermania i akuzuar për veprat penale "Kanosja për shkak të detyrës”...

Shtohen aplikimet tek Ekonomiku, bien te Shkencat dhe Filologjiku

Të premten e 29 gushtit nisin regjistrimet në shkollat e larta. Pjesa më e madhe e maturantëve edhe këtë vit kanë zgjedhur institucionet publike,...

Tiranë, sekuestrohen pasuri mbi 26 milionë € të një 45-vjeçari

Pas Prokurorisë së Tiranës, edhe Policia e Tiranës ka reaguar me një deklaratë zyrtare në lidhje me sekuestrimin e pasurive të 45-vjeçarit Kristjan Koni,...

Merkatoja e futbollit, 8 nga 10 blerjet big u kryen në ishull

Vetëm 3 ditë para mbylljes së merkatos së kësaj vere, disa klube kanë bërë lëvizje gjigante, duke shpenzuar shifra marramendëse. Premier League dominon listën,...

Zyrtare: Futbollisti Arbnor Muja rikthehet në Belgjikë

Sint-Truiden VV ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Arbnor Muja, i cili vjen nga Samsunspor në formë huazimi për një sezon, me të drejtë blerjeje. 27-vjeçari...

Lajme të tjera

Web TV