Avioni i “WizzAir” kalon mbi kokat e njerëzve në plazh, pluhuri mbulon gjithçka (Video)

Pushuesit në ishullin Skiathos, Greqi kanë mbetur të habitur kur kanë parë se sa afër kokave të tyre ka kaluar një avion WizzAir që do ulej në aeroport.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, një avion WizzAir shihet duke fluturuar mbi ujërat blu të ishullit ndërsa i afrohet aeroportit Skiathos Alexandros Papadiamantis në përgatitje për ulje. Megjithatë, sa më afër të afrohet Airbus A321neo, aq më e qartë bëhet se rrota e përparme e avionit që është shumë pranë kokave të pushuesve.

E gjithë rruga ku ndodheshin njerëzit mbulohet plot me pluhur. Aeroporti i Skiathos ka një pistë të shkurtër për shkak të gjeografisë së ishullit, që do të thotë se pilotët duhet të ulen sa më poshtë para se të prekin pistën.