Inter/ Kristjan Asllani pritet titullar në ndeshjen e parë të sezonit

LUGANO, SWITZERLAND - JULY 12: Kristjan Asllani of FC Internazionale looks o during Pre-season Friendly between FC Lugano v FC Internazionale at Cornaredo Stadium on July 12, 2022 in Lugano, Switzerland. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Interi fitoi 11-0 miqësoren ndaj modestëve të Sant’Angelo, ndeshje ku Simone Inzaghi nuk pati shërbimet e Stefan De Vrij, Danilo D’Ambrosio dhe Marcelo Brozovic.

Ndërkohë që dy të parët po rikuperohen dhe pritet të jenë të gatshëm për duelin e parë të sezonit të ri në Serie A ndaj Lecces, trajneri Inzaghi nuk do të rrezikojë mesfushorin kroat.

Brozovic ka pësuar një tërheqje muskulore dhe me shumë mundësi nuk do të luajë të shtunën e 13 gushtit në “Via del Mare” kundër Lecces, ekip që rikthyer në elitë dhe synon qëndrimin në Serie A.

Në kushte të tilla, mediet italiane raportojnë se Kristjan Asllani do të marrë një fanellë titullari në mesfushë për sfidën e parë të sezonit 2022/2023.

Mesfushori shqiptar shihet si zëvendësuesi perfekt i Brozovic. Asllani u transferua këtë verë nga Empoli tek Interi, dhe deri tani ia ka dalë të përshtatet shumë mirë te nënkampionat e Italisë.

Miqësorja e humbur 2-4 me Villarrealin solli edhe kritikat e para për 20-vjeçarin nga Elbasani, por ai është gati për debutimin në kampionat me ekipin e Inzaghit.