Marrëveshja për rrugën Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Tiranë-Korçë, një orë më pak!

Së fundmi është firmosur marrëveshja e Qeverisë Shqiptare me Fondin Saudit për zhvillimin, për financimin shtesë për rrugën Qukës-Qafë Plloçë.

Kryeministri Edi Rama, ka shkuar në një postim në Facebook, se fondi që do të akordohet nëpërmjet kësaj marrëveshjeje bën të mundur përfundimin e pjesës së dytë të rrugës me një gjatësi 43.4 km. Kreu i qeverisë ka theksuar se udhëtimi Tiranë-Korçë do të shkurtohet rreth një orë, dhe se do të zbulohet Mokra, një destinacion i magjishëm siç e quan.

“LAJM I MIRË

Qeveria Shqiptare dhe Fondi Saudit i Zhvillimit, nënshkruan pas një negociate të gjatë  marrëveshjen e financimit shtesë për rrugën Qukës-Qafë Plloçë, e cila u riprojektua thuajse tërësisht nga e para pas një projektimi tipik të kohës së rrugëve të lëna rrugëve✍️

👉Fondi që do të akordohet nëpërmjet kësaj marrëveshjeje bën të mundur përfundimin e pjesës së dytë të rrugës me një gjatësi 43.4 km🚧🚦

🛣Kjo vepër përmban ndërtimin e një numri të madh muresh mbajtëse, mbi 20 ura, 2 tunele të ndërtuara me gjatësi 850 m dhe 350 m, së bashku me tunelin e emergjencës👷‍♀️👷🏼🚦

🛣Me përfundimin e plotë të ndërtimit të segmentit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, do të shkurtohet me rreth një orë, koha e udhëtimit në aksin kombëtar Tiranë-Korçë, si edhe do të zbulohet një tjetër zonë e magjishme e Shqipërisë, Mokra me tërë potencialin e vet bujqësor e agroturistik”, shkruan Rama.