Meta paralajmëron: Në shtator përgatitemi për qeveri teknike, do bëhemi si Zvicra!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një konferencë për mediat ditën e sotme, Ilir Meta ka paralajmëruar se në shtator do të fillojë përgatitjet për krijimin e një qeverie teknike. Ai theksoi se Partia e Lirisë duhet t’i dalë për zot çështjes së negociatave pasi sipas tij, nga ana e qeverisë nuk do të ndërmerret asnjë hap.

Për sa i përket rezultateve të Këshillimit Kombëtar, pyetësorit të realizuar nga qeveria disa muaj më parë, Meta tha se do të shkojnë të djegësat, duke ju referuar inceneratorëve. Ai i mëshoi sërish idesë së referendumit. Do të jetë pikërisht populli ai që do ta realizojë, sipas kreut të Partisë së Lirisë.

Meta: Lidhur me këtë iniciativë kam një kundërshtim shumë serioz, se në shtator do punojmë për një qeveri teknike se duhet ti dalim për zot çështjes së negociatave.

Ato produktet e këshillimit kombëtar do shkojnë te djegësit sepse nuk ekzistojnë, së dyti do të behët çdo gjë që referendumi të jetë i zbatueshëm, këtë të drejtë kushtetuese zoti Haxhinasto do të koordinojë përpjekjet e tij me gjithë faktorët e tjerë. Nëse zgjidhet që në shtator, një gjë e mrekullueshme, por në çdo rast kjo është një imperativë e kohës, madje jemi të vonuar, në mënyrë që ti mbajmë shqiptarët këtu dhe të kthejmë ata që kanë humbur besimin tek shteti i së drejtës.

Kemi potencial edhe më shumë se Zvicra se kemi dy dete, por do bëhemi si Zvicra kur të zbatojmë referendumin. Reflektuan tani këta të maxhorancës? Shumë mirë, por edhe nëse nuk reflektojnë se kanë tmerre nga referendumi e sovrani, jo gjë vetëm do përshpejtojë zgjedhjet e përgjithshme dhe do sjellë një shumicë shumë të fortë për të filluar me garantimin e referendumit dhe referendumeve. Me këtë çështje do merremi në mënyrë të vazhdueshme.

Do ta bëjë populli shqiptar me hir dhe me pahir sepse e ka vendos vetë dhe nuk e mohon dot njeri, për këdo që do bëhet pengesë, referendumi do jetë shpata e Demokleut, jo vetëm ndaj kësaj qeverie se kjo është e ikur, por dhe të çdo qeveri që do vijë që do guxojë të sillet si kjo qeveri.

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV