Pesë lojtarë të Man City mund të parandalojnë dënimin e Mendy me burgim të përjetshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrojtësi i suspenduar i Manchester Cityt , Benjamin Mendy , ka zënë vendin e tij në bankën e të akuzuarve për t’u gjykuar në Gjykatën Chester Crown në Angli për tetë akuza për përdhunim dhe një sulm seksual që dyshohet se ka ndodhur midis 2018 dhe 2021.

Gjyqi i Mendy pritet të zgjasë përafërsisht 15 javë, me tetë burra dhe gjashtë gra që janë përzgjedhur tashmë si juri.

Athletic ka raportuar se deri në pesë nga shokët e skuadrës së Mendy në Manchester City – nga e kaluara dhe e tashmja – mund të thirren si dëshmitarë, pasi Jack Grealish , Riyad Mahrez , Kyle Walker , Raheem Sterling dhe John Stones të gjithë mund të jenë të pranishëm në gjyq.

Sipas Daily Mail, anëtarët e jurisë u pyetën nëse kishin ndonjë marrëdhënie me lojtarët që luanin së bashku me Mendy në Man City.

Dënimi me të cilin mund të përballet Benjamin Mendy mund të variojë nga pesë deri në 20 vjet burg, por nuk mund të përjashtohet një dënim i përjetshëm.

Mendy , i cili iu bashkua Manchester Cityt nga Monaco në vitin 2017, u deklarua i pafajshëm për nëntë akuza të veprave seksuale. Ai u pezullua nga Sky Blues pasi policia e akuzoi atë më 26 gusht 2021.

Të fundit

Zbulimi që befasoi shkencëtarët, çfarë gjetën nën akullnajat e Grenlandës

Një studim i publikuar në Nature Geoscience më 30 korrik 2025 ka zbuluar një ngjarje që ndodhi në 2014,...

Viti 1000, themelimi i Mbretërisë Hungareze

Në vitin 1000 (disa burime e vendosin në Krishtlindjen e vitit 1000, të tjera në 1 janar 1001), u kurorëzua Stefani I (István në...

Alimehmeti kërkon hapjen e PD: Pa një riformatim të vërtetë…

Një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, beson se Partia Demokratike duhet të riorganizohet dhe të...

Pensionet e reja, sa kohë kërkon miratimi i dosjes? Shkodra ka nivelin më të ulët

Çdo individ që mbush moshën e pensionit dhe përgatit dosjen për përfitim financiar, do duhet të presë një kohë të caktuar nga bërja e...

Bankat mëmë në Evropë: Shqipëria, shumë fitimprurëse!

Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e grupeve bankare të Evropës Qendrore,...

Lajme të tjera

Web TV