Enis Bardhi transferohet tek ekipin kampion në Turqi, 27-vjeçari firmosi për 3 vite

Trabzonspori ka zyrtarizuar ditën e sotme transferimin e Enis Bardhit.

27-vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin turk ku do të veshë fanellën me numër 29.

Bardhi starton kështu një aventurë të re larg Spanjës ku në sezonin e fundit ishte pjesë e Levantes.

Nga ana tjetër ekipi turk u shpall kampion gjatë sezonit të kaluar dhe është tashmë një superfuqi në futbollin vendas.