Historike/ Derbi shqiptar për grupet e Conference League, Ballkani përballet me Shkupin

Ballkani bën historinë e futbollit kosovar duke u bërë e para skuadër që kualifikohet në fazën play-off të Kupave të Europës.

Skuadra e Ilir Dajës u kualifikua për në play-off të Ligës së Konferencës pasi eliminoi me penallti skuadrën nga Ishujt Faroe.

Klaksvik e fitoi 2-1 ndeshjen e kthimit dhe çdo gjë shkoi tek penalltitë aty ku Ballkani triumfoi 4-3.

Tashmë është derbi i shqiptarëve me Shkupin kampionin e Maqedonisë së Veriut.

E sigurtë është është një skuadër shqiptare do të jetë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës këtë sezon.

E pafat ishte Shkëndija e Tetovës që u eliminua nga suedezët e Aik po me penallti.