Investim 1 milion euro, Rusia armatos Serbinë “deri në dhëmbë”

Jo më kot Serbia është konsideruar si “e përkedhelura” e Rusië në Ballkan. Herë pas here ajo dërgon armë të sofistikuara e tanke, veprime që kanë marrë shpeshherë edhe vëmendjen e liderëve ndërkombëtarë.

Vitin e kaluar, Serbia kontraktoi prokurimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake në vlerë prej një miliard e 318 milionë dollarësh, që është një shumë më e madhe se vlera totale e të gjitha prokurimeve që nga fundi i vitit 2016, kur filloi procesi i modernizimit të Forcave të Armatosura Serbe (SAF).

Të dhënat nuk janë të specifikuara kur bëhet fjalë për pjesën e shumës së atyre kontratave të destinuara për Forcat e Armatosura, por janë të rëndësishme për vlerësimin sepse Jugoimport-SDPR është përgjegjëse për të gjitha blerjet e aseteve me rëndësi strategjike për qëllime ushtarake dhe atë. Lista përfshin pothuajse të gjitha armët dhe pajisjet ushtarake”, thuhet në tekst.

Rritja dramatike në prokurimin e armëve nënkupton kontrata të reja të mëdha. Një partner i rëndësishëm ishte Rusia, e cila porositi katër helikopterë luftarakë Mi-35M, tre transportues Mi-17V-5, dy bateri të sistemit të mbrojtjes ajrore Pancir-S1M, sisteme për veprime kundër-elektronike dhe dronë luftarakë, etj.

Po ashtu, shkruhet se praktika në marrëveshjet e mëdha është dhënia e një pjese të parave si paradhënie, por nuk është informacion publik se sa i është paguar Rusisë për armë që nuk mund të merren tani për shkak të sanksioneve ndërkombëtare dhe bllokadës së ekonomisë ruse.