Lame: Korçarët, më të paaftit për të ndërtuar pa leje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, këtë fundjavë ishte në Korçë për të përfunduar procesin e legalizimit të një pallati të braktisur nga ndërtuesit. Bëhet fjalë për një pallat që gjendet në qendër të qytetit, përballë Bashkisë dhe që ishte ndërtuar që në vitin 2006.

Në pamundësi për t’u mbyllur procedurat nga investitori, i cili i kishte braktisur punimet që menjëherë pas ndërtimit, banorët e kanë legalizuar nëpërmjet zgjedhjes së një administratori, i cili ka ndjekur procedurat me zyrat vendore të Kadastrës.

 “Korçarët vazhdojnë të jenë më të paaftit për të ndërtuar pa leje dhe kjo i bën nder këtij qyteti që respekton punën dhe ligjin”, tha Lame.

Korça mban vendin e fundit në Republikë për numrin e ndërtimeve pa leje në përgjithësi, por edhe për numrin e pallateve të ndërtuara dhe të braktisura nga ndërtuesit. Korça ka patur vetëm dy pallate të tilla, ndërsa po të donim të bënim një krahasim, Tirana ka patur rreth 1100 pallate të tillë, ndër të cilët edhe raste që datonin që prej vitit 1996. Deri më sot, rreth 850 prej tyre e kanë përfunduar procesin e legalizimit.

Lame nënvizoi se, si gjithmonë në këto raste, legalizimi u realizua përmes bashkëpunimit të ngushtë të banorëve me zyrën e Kadastrës. Administratori i pallatit theksoi se përveç bashkëpunimit me Kadastrën, atij i ishte dashur të mblidhte dokumentacionin nga secili prej banorëve, si edhe të bëheshin bashkë për të paguar detyrimet e përbashkëta.

Pallati i legalizuar këtë fundjavë në Korçë, ishte ndërtuar që në vitin 2006, ka 10 kate, dhe sipërfaqe ndërtimi rreth 6300 m2 dhe nga legalizimi i të cilit përfituan 62 familje, apartamente dhe njësi shërbimi.

Lexo edhe :  Muzeu ‘Kadare’, stacioni i preferuar/ Destinacioni kryesor i vizitorëve në Gjirokastër


Me legalizimin e këtyre dy pallateve, Korça bëhet qyteti i parë në Republikë ku të mos njihet më fenomeni i shëmtuar i braktisjes së pallateve nga ndërtuesit, që bënte që banorët të mbeteshin në mëshirë të fatit pa dokumenta pronësie.

Të fundit

“12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur

Përmes një fotografie të vajzës së saj të vogël pranë një tavoline shahu, Sara ndau me ndjekësit një fakt...

Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin

Jozefin Marku ka qenë i ftuar në dasmën e motrës së Danja Koka, ish banore e Big Brother Albania Vip 4. Në videot e ndara...

1908 – Zbulimi i plotë i një Neandertali në Francë

Në vitin 1908, në një shpellë pranë La Chapelle-aux-Saints, në jugperëndim të Francës, vëllezërit Bouyssonie – Amédée dhe Jean, të dy priftërinj dhe arkeologë...

Dhunoi qytetarin në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, AMP pezullon nga detyra efektivin

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka arrestuar punonjësin e Policisë, shtetasin V.A, me detyrë N/Specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese  e...

Sot mbyllet raundi i parë i aplikimeve në universitete

Sot është dita e fundit për maturantët që duan të vijojnë studimet e larta, për të përzgjedhur deri në 10 programe studimi në raundin...

Lajme të tjera

Web TV