Radhë e gjatë automjetesh në Kakavijë, pala greke punon sërish me vetëm 2 sportele!

Gushti është pa dyshim muaji i emigrantëve, që kthehen në atdhe për pushime.

Ashtu si dje, edhe mëngjesin e sotëm, në pikat kufitare të hyrjeve në Shqipëri, në Kakavijë dhe Kapshticë janë shënuar sërish radhë të gjata automjetesh që presin për t’u futur në tokën shqiptare.

Shkak për radhën e krijuar është bërë sërish pala greke, e cila ka punuar gjatë gjithë natës vetëm me një sportel, duke shkaktuar kështu një radhë kilometrike, ndërsa mëngjesin e sotëm me dy të tillë.

Ndërkohë, për shkak të fluksit të madh pala shqiptare po punon me 5 sportele në hyrje, ndërsa 2 sportele në dalje.

Radhë automjetesh ka edhe në doganën e Kapshticës, ku pala shqiptare po punon me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje