U gjet në rrugë nga kalimtarët në Kuçovë, 46-vjeçari u qëllua nga fqinji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i djeshëm me armë në lagjen “1 Maji” në Kuçovë, ku mbeti i plagosur 46-vjeçari Admir Bejo.

Plagosja e tij ka ndodhur pas një konflikti të çastit me një banor tjetër të lagjes “1 maji”.

Sipas News24, plagosja e tij nuk ka të bëjë me larje hesapesh, siç u dyshua fillimisht. Kjo pasi në vitin 2007, Bejo sëbashku me vëllain e tij, Ilia, plagosën me armë dy vëllezërit Kundja.

Sherri mes Bejos dhe autorit ka ndodhur në banesën e këtij të fundit, ku pasi kanë debatuar me njëri-tjetrin komshiu i tij ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 2 herë mbi 46-vjeçarin.

Pas plagosjes, Bejo ka dalë nga banesa e autorit dhe në dalje është qëlluar edhe dy herë, por plumbat nuk e kanë kapur. Pasi ka ecur disa metra, 46-vjeçari ka rënë në tokë, pikërisht në vendin ku u gjet i shtrirë nga një kalimtar i cili njoftoi dhe policinë.

Mësohet se është identifikuar autori i plagosjes, shtetasi me inicialet E.R., 36 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij, ndërkohë që emri i autorit nuk bëhet ende publik.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV