Një javë monitorime, ndëshkohen 2145 drejtues mjetesh, hiqen 7 targa të huaja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë verës, shtohen lëvizjet nëpër Shqipëri, por shtohen po ashtu edhe shkeljet.

Policia Rrugore në Tiranë ka bërë bilancin e ndëshkimeve të javës së kaluar për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kësaj kohe janë arrestuar dhe proceduar penalisht 18 shoferë për shkelje të ndryshme.

Ndërsa 2145 drejtues mjetesh kanë marrë gjobë.

Njoftimi i policisë:

Gjatë javës që lamë pas u arrestuan dhe u proceduan në gjendje të lirë gjithsej 18 drejtues mjetesh, për kryerjen e shkeljeve të ndryshme.

Gjithashtu, Policia Rrugore e Tiranës goditi 5 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer, duke e çuar kështu në 109 numrin e rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, të goditura që nga fillimi i këtij viti.

Janë ndëshkuar me masë administrative 707 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. 291 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 2145 drejtues mjetesh.

Janë pezulluar 130 leje drejtimi, për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 354 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë hequr 7 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës, duke e çuar kështu në 387 numrin e targave të hequra që nga fillimi i këtij viti.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV