Meta nga Vlora: Turp të kenë ata që dogjën mandatet, tani të ndezim motorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një takimi me përfaqësuesit e kësaj partie në Vlorë tha se është momenti që të ndizen motorët dhe të marrin pushtetin. Meta tha se djegia e mandateve ishte një gabim, ndërsa ritheksoi edhe një herë se porosia e tij ishte për të mos e bërë, pasi sipas tij ishte një kurth.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një takimi me përfaqësuesit e kësaj partie në Vlorë tha se është momenti që të ndizen motorët dhe të marrin pushtetin. Meta tha se djegia e mandateve ishte një gabim, ndërsa ritheksoi edhe një herë se porosia e tij ishte për të mos e bërë, pasi sipas tij ishte një kurth. “Shikoni si e ka menaxhuar çështjen e detit me Greqinë, është një çështje tjetër që do hapet fort në shtator, është bërë si avokati palës tjetër, këtë e bën jo se do të rregullojë marrëdhëniet me Greqinë, por i intereson për pazaret që ka bërë me kompanitë për shpimin e gazit, e sa e sa akte të tjera që janë të rënda… të gjitha këto ka ndodhur sepse s’ka pasur opozitë, se Basha ishte i blerë.Shikoni aferat e inceneratorëve, ca katastrofe”, tha Meta. shefi i PL i është kthyer djegieve të mandateve, duke e quajtur atë një turp. “I keni djegur ju dhe turp të kenë të gjithë që ata që i kanë djegur mandatet, përfshirë dhe mikun tim Petrit Vasilin, unë se kam djegur mandatin tim, dhe porosia ime të shkruar e ka ish-kryetarja juaj dhe Vasili, në asnjë mënyrë mandatet, është një kurth, unë s’e lëshova zyrën time, tani 25 korriku fillon histori e re… është momenti të tregojmë se jemi shqiptar, njerëz që meritojmë të jetojmë të lirë dhe të respektuar dhe jo që jetojmë për një copë bukë dhe lëmoshën e kujtdo qoftë. Këto që kanë ndodhur janë një mësim që duhet të na shpërbejë për të ndezur motorët”, tha Meta.

Lexo edhe :  Rrëzimi i kërkesës për shfuqizimin e masës “arrest shtëpie”,zbardhet vendimi për Berishën

Open Balkan

Ilir Meta ka komentuar nismën ‘Open Blakan’, nismë që sipas tij synon shpërbërjen e Kosovës.  Sipas Metës, kryeministri Edi Rama po vepron në dëm të interesit të Shqipërisë, duke thënë se nuk e kanë zgjidhur çështjen e detit, pasi ka interes me kompanitë e naftës, të cilat duhet të ndajnë paratë mes dy vendeve. “Nismë që synon shpërbërjen e Kosovës. Shikoni si e kanë menaxhuar çështjen e detit me Greqinë, do hapet fort në shtator. Veprime në dëm të interesit të Shqipërisë. I intereson pazaret që ka bërë me kompanitë e kërkimit të naftës”, tha Meta.

Meta lajmëron ndryshime 

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta paralajmëroi se shumë shpejt do të ndodhin ndryshime të mëdha. “PL kërkon populli të marrë kontrollin. Unë kam besim tek populli ynë dhe tek ju e vlonjatët. Mos prisni të na qajë hallin Europa se kanë hallet e tyre. Kur ngrihet populli të gjithë thonë jemi me popullin. Askush nuk rri pa gjumë për fëmijët tanë. Është detyra jonë të ngremë popullin dhe kjo do të ndodhë. Kur bëra thirrjen e 2 marsit bëra vetëm thirrje në Facebook dhe kisha besim se qytetarët do vinin. Ishte ligji për betimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ata donin të betoheshin tek noterët e privatë tek Lana. Kam besim që gjërat do ndryshojnë shumë më shpejt seç mendoni edhe ju. Janë pjekur faktorët. Ky sistem lufton me anti korrupsion e jo me intriga, me përballje direkt. Ndaj edhe zbardha e aferave do të sjellë tronditje të mëdha shumë shpejt. Të paparashikueshme për këdo që ka parasysh se çka ndodhur këto 9 vite. Përfundimisht edhe bota e ka kuptuar se ç’sharlatan është ky kryeministër”, tha Meta.

Të fundit

Si të fshini llogarinë tuaj në Instagram dhe të rikuperoni të gjitha fotot

Ju mund të dëshironi të shkëputeni nga rrjetet sociale duke fshirë llogarinë tuaj , por rreziku është që të humbni materialin fotografik...

Jeni dhurues i rregullt i gjakut?/ Ja ndryshimet gjenetike që pëson organizmi juaj

Ndryshime gjenetike janë identifikuar në qelizat burimore të gjakut nga dhurues të shpeshtë që nxisin gjenerimin e qelizave të reja për të zëvendësuar ato të humbura , por...

5 gabimet e pafalshme që produksioni i BBVA këtë bërë këtë sezon me banorët dhe ndjekësit

Ky sezon i “Big Brother VIP Albania” ka qenë një nga më të diskutuarit për shkak të situatave të papritura dhe vendimeve të diskutueshme...

‘Çmendet’ Lamborghini, prodhon linjën e karrocave për fëmijë/ Kushton plot 5.000 dollarë

Prodhuesi i makinave luksoze Lamborghini, po hyn në tregun e paisjeve për fëmijë duke bashkëpunuar me markën britanike të artikujve për fëmijë Silver Cross...

Republika Sërpska drejt shpalljes shtet?/ Dodik sfidon urdhërarrestin

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska po mban një seancë të posaçme ku po diskutohet miratimi i një kushtetute të re, që do ta përkufizonte...

Lajme të tjera

Web TV