E dehur dhe duke kërcyer, kapet ‘mat’ kryeministrja e Finlandës (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja e Finlandës është bërë sërish lajm në mediat ndërkombëtare, pasi në rrjetet sociale është publikuar një video e saj duke kërcyer e kënduar me një grup miqsh.

Përveç një lumi kritikash ku ajo cilësohet si jo e denjë për të qeverisur vendin, partitë opozitare në Finlandë po kërkojnë me insistim që ajo të bëjë një test nëse ka marrë apo jo lëndë narkotike.

36-vjecarja mohoi të kishte marrë ndonjë substancë narkotike, duke thënë se ajo kishte pirë vetëm alkool në festën më miqtë e saj.

Kryeministrja më e re në botë nuk e ka fshehur ndonjëherë se i pëlqejnë festat dhe shpesh është fotografuar në festivale.

Duke komentuar videon të enjten, ajo tha se e dinte se po filmohej, por ishte e mërzitur që videoja ishte bërë publike.

“Kam kërcyer, kënduar dhe festuar, gjëra krejtësisht të ligjshme. Dhe nuk kam qenë kurrë në një situatë ku kam parë ose njohur të tjerë [duke përdorur drogë],” shtoi ajo.

“Unë kam një jetë familjare, kam një jetë pune dhe kam kohë të lirë për të kaluar me miqtë e mi. Pothuajse njësoj si shumë njerëz të moshës sime”, u tha ajo gazetarëve.

Politikania tha se nuk ndjente nevojë të ndryshonte sjelljen e saj. Marin është në pushtet që nga dhjetori 2019 dhe ruan mbështetjen e partisë së saj.

Të fundit

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke...

FOTO/ Mëngjesi i parë në Delvinë pas një nate mes flakëve…

Pas një nate ferr, edhe pse akoma ka vatra zjarri, pikërisht në mal, ku afrohet me fshatin Kakodhiq, mëngjesi...

Beteja me zjarret duhet të kthehet në një betejë 12-mujore

Qeveria shqiptare duhet të shikojë mundësinë e një plani kombëtar për betejën me zjarret, që me ndryshimet klimatike do të jetë gjithnjë e më...

Kllouni që u bë mbret. Oto Vite “Mbret i Shqipërisë për 5 ditë”

Përgatiti: Leonard Veizi Viti 1913 ishte një vit i trazuar për Shqipërinë. Pas daljes nga harta e Perandorisë Osmane, vendi i vogël në brigjet e...

Evropa përgatitet për luftë, fabrikat e armëve zgjerohen me ritëm trefish më të shpejtë

Financial Times Fabrikat e armëve në Evropë po zgjerojnë kapacitetet e tyre me një ritëm trefish më të shpejtë sesa në kohë paqeje, duke shtrirë...

Lajme të tjera

Web TV