Kina e ‘frikësuar’ nga koronavirusi, teston edhe… peshqit! (Video)

Kina mesa duket është “e frikësuar deri në palcë”, nga koronavirusi, që për ironi të fatit lindi aty. Shteti po ndjek një politikë strikte ”zero Covid-19” duke vendosur bllokime gjithëpërfshirëse dhe testime masive për çdo shpërthim.

Të vendosur për të eliminuar çdo mundësi të përhapjes së koronavirusit, autoritetet kanë vendosur të testojnë jo vetëm ekuipazhet e anijeve të peshkimit, por edhe peshqit.

Në Xiamen është parë e nevojshme që të gjithë peshkatarët t’i nënshtroheshin testeve për Covid -19, duke përfshirë peshqit dhe ushqimet e detit.

“Aktualisht të gjithë banorët në qytetin Xiamen duhet t’i nënshtrohen një testi për COVID- 19, si dhe peshqit që ata kapin,” sipas një zyrtari.

Deri më tani, nuk ka raportime për zbulimin e gjurmëve të koronavirusit në ushqimet e detit.